Futboll Sport

KROACI-SPANJË/ Të dyja ekipet kërkojnë fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Kroacia dhe Spanja do të takohen në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Për këtë sfidë, kroatët do të jenë pa Dejan Lovren që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Ivran Perisic që është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Furia e Kuqe do të ketë mungesën e David de Geas që mungon shkaku i një lëndimi, e në vend të tij do të jetë Unai Simon.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli, në fazën tjetër do të përballet me fituesin e duelit tjetër që luhet sonte nga ora 21:00, mes Zvicrës dhe Francës.

FORMACIONET ZYRTARE

Kroaci: Livakovic, Juranovic, Vida, Caleta-Car, Gvardiol, Modric, Brozovic, Kovacic, Vlasic, Rebic, Petkovic.

Spanjë: Unai Simón; Azpilicueta, Èric García, Laporte, Gayá; Busquets, Koke, Pedri; Ferrán Torres, Morata, Sarabia.

Related posts

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Delo.autor

Lacio interesohet për mesfushorin e Atalantas

Sadik.Autor

Erdhi me policë, Nora: Është kokëfortë, por përplaset si hekur. Ja si u bë yll Abazaj

Sadik.Autor

Leave a Comment