Futboll La Liga Sport

LA LIGA PUBLIKON KALENDARIN/ Barcelona e nis në shtëpi, Reali dhe Atletico në transfertë. Ja datat e “El Clasicos”…

Kampionati spanjoll i futbollit ka bërë publik kalendarin futbollistik për sezonin e ri 2021-2022.

Kampionët në fuqi të Atletiko Madridit do ta nisin në transfertë kampionatin përballë Selta Vigos në datën 15 gusht. Në po këtë datë Barcelona do të presë në shtëpi Real Sociedadin, ndërsa Real Madridi do të luajë në transfertë në shtëpinë e Alaveshit.

“El Clasico” e parë do të luhet në datën 24 tetor në “Kamp Nou”, ndërsa ndeshja e kthimit në datën 20 mars të vitit 2022. Për sa i përket derbit madrilen, Reali do të presë në shtëpi Atletikon në datën 12 dhjetor, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në datën 8 maj.

Pritet një kampionat i luftuar si i fundit që u fitua vetëm në javën e fundit nga Atletiko Madridi i Simeones.

Related posts

GABON Buffon/ Arsenali shënon tjetër gol, ja dalja e gabuar e portierit (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-VILLARREAL/ Messi titullar për herë të parë në këtë sezon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Holanda zgjedh trajnerin e ri, është ish-futbollisti legjendar

Q.Autor

Leave a Comment