Futboll Seria A Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milani “BLINDON” vendin e katërt, askush si Piatek në 21 vite

Milan ka mundur 3-0 Empoli-n e Veseli-t dhe ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionatin italian. Kuqezinjtë, që mbajnë vendin e katërt me 45 pikë, kanë shkuar vetëm një larg Inter-it të vendit të tretë dhe katër larg Roma-s së vendit të pestë.

Tjetër ndeshje si titullar për Krzysztof Piatek dhe tjetër gol për polakun, i cili ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet që ka luajtur nga minuta e parë me kuqezinjtë, katër prej të cilave në kampionat.

Duket se Milan ka realizuar goditjen e dhjetë viteve të ardhshme me blerjen e 23-vjeçarit nga Genoa, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i Serisë A në këtë sezon me 18 realizime, një më pak se kryesuesi Cristiano Ronaldo.

Gjithashtu, ai është bërë lojtari i parë i Milan-it që shënon gol në katër ndeshjet e para të luajtura si titullar që nga koha e Oliver Bierhoff, i cili e ka bër këtë mes shtatorit dhe tetorit të vitit 1998-të.

Përveç polakut, protagonistët e tjerë të kësaj fitoreje bindëse të skuadrës së Gennaro Gattuso-s kanë qenë Franck Kessie, autori i golit të dytë, dhe Castillejo, autori i golit të tretë. Kuqezinjtë kanë shënuar edhe dy gola të tjerë me Paqueta dhe Borini, por që janë anuluar nga VAR-i.

Nuk ka patur shpëtim për Frederic Veseli-n me shokë, teksa Empoli që mbetet në vendin e 17-të të renditjes, tre pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Related posts

Vllaznia, pikët në trasfertë për të siguruar mbijetesën

Sadik.Autor

“UNË JAM I LUMTUR PA FUTBOLL”/ Roberto Baggio habit me deklaratën: Të jesh në kontakt me…

Delo.autor

I fyer dhe keqtrajtuar/ Babai këshillon Ozil: Largohu nga kombëtarja

Isa.Autor

Leave a Comment