Futboll Sport

LAJMI I RREMË QË U BË VIRAL/ Si gazetari amerikan aludoi se Eriksen ishte vaksinuar kundër Covid-19

Pas atakut kardiak që pësoi në fushë hipoteza të shumta dolën mbi gjendjen e Kristian Eriksen madje aludimet shkuan më tej duke hedhur hipoteza mbi vaksinimin e danezit me Covid-19.

Një ish-reporter që numëron 270 mijë ndjekës në ‘’Twitter’’ ka postuar një lajm të rremë të marrë nga një burim i gabuar ku thuhej se Eriksen ishte vaksinuar në datën 31 maj në qendrën mjekësore të Interit.

Sipas postimit, lajmi ishte konfirmuar dhe nga shefi i mjekësisë dhe kardiologu i skuadrës zikaltër duket rritur dhe më tepër dyshimet mbi gjendjen e Eriksen.

Por gjithçka u hodh poshtë më pas teksa u përgënjeshtrua lajmi se Kristian Eriksen kishte marrë vaksinën e cila mund t’i kishte shkaktuar dhe shokun që pësoi në fushën e blertë në sfidën ndaj Finlandës.

Postimi i reporterit është bërë viral duke ndezur shumë teori pasi vetë mjeku i qendrës spitalore ku është i shtruar Eriksen në Danimarkë u shpreh se nuk dihej ende se cila është arsyeja e vërtetë që mesfushori pësoi atak kardian në fushë.

Related posts

SKENAR I ÇMENDUR/ 65 milionë dhe një yll për Paul Pogba

F.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Fitojnë betejën me klubet e Superiores, Bylisi akord me sulmuesin brazilian

Delo.autor

MAN UNITED NË KAOS/ ROONEY mbështet MOURINHON: Ai e di se çfarë duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment