Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Finlandë-Rusi. Rezultati 0-1

Do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut, sfida e raundit të dytë të Grupit B në EURO 2020, Finlandë-Rusi.

Kombëtarja finlandeze vjen në këtë ndeshje pas fitores me rezultatin 0-1 ndaj Danimarkës, pas asaj sfide dhe ngjarje të ndodhur me mesfushorin danez të Interit, Kristian Eriksen që shokoi mbarë botën e futbollit dhe jo vetëm. Kombëtarja ruse do të vijë në këtë takim pas humbjes ndaj Belgjikës në sfidën e parë me rezultatin 3-0.

Të dyja formacionet kërkojnë triumfin, ku Finlanda me një fitore sot do të ishte pothuaj e kualifikuar, ndërsa Rusia me një sukses sot do të mbajë gjallë shpresat për kalimin për më tej në EURO 2020. Në Grupin B, përveç Finlandës dhe Rusisë, ndodhen dhe kombëtarja e Belgjikës dhe kombëtarja e Danimarkës.

 

LIVE/ Finlandë – Rusi 0-1

Mirançuk 45+2′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë!

87′ Zobnin me anë të një goditje fluturimthi në zonë nuk ka mundur dot të dyfishojë dhe t’i vendosë kapakun këtij takimi.

77′ Rusia po mundohet të administrojë rezultatin duke bërë qarkullim të topit në mesfushë.

65′ Zhemaletdinov ka humbur një mundësi të artë shënimi teksa me një aksion të shpejtë goditja e tij përfundon fare pranë shtyllës.

61′ Aleksandër Golovin rrezikshëm teksa me anë të një aksioni të shpejtë godet, por topi përfundon jashtë.

49′ Puki ka patur një rast të artë për të shënuar ku përballë portierit u munduar të godasë, por mbrojtësi rus Divev e ka kapur atë top në momentin e fundit duke e dërguar në goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ GOOOOOL RUSIA 0-1! Mirançuk me disa kombinime me Dzjuban ka realizuar mjeshtërisht me anë të një goditje brenda zones duke përfunduar në trekëndësh të portës!

45′ Arbitri i katërt akordon 6 minuta shtesë!

36′ Rast i artë i humbur nga Karavev ku në një metër nga porta nukn e shtyn dot për ta zhbllokuar këtë sfidë.

29′ Përsëri Dzjuba nuk arrin të godasë me kokë ku mbrojtësit finlandezë e largojnë topin nga zona.

22′ Dzjuba nuk arrin të godasë portën ku nuk e kontrrollon mirë topin në vetëm dy metra larg saj.

18′ Rusët kanë marrë në dorë lojën ku po mundohen të shtyjnë përpara për të shënuar golin e parë.

4′ Finlandezët në gol menjëherë me anë të Pohjanpalos, por VAR-i i prish festën nordikëve

1′ Starton ndeshja

Related posts

“Mbreti” i futbollit dënohet me 50 ditë BURG, sulmoi fizikisht një… (FOTO)

Isa.Autor

Klubet më të vlefshme sipas Forbes: Ja kush renditet i pari me vlerë 4.12 miliardë

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Pengoi rivalët, Vettel penalizohet me 3 pozicione në startin e garës

Sadik.Autor

Leave a Comment