Futboll Sport

PASI U PEZULLUA NGA UEFA PËR FYERJE/ Arnautovic: Provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi, por…

Marko Arnautovic ka thënë se ndien pendesë për sjelljen fyese ndaj dyshes shqiptare të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020, pasi UEFA e pezulloi për një ndeshje.

Arnautovic, i cili ka rrënjë serbe, u desh të frenohej nga kapiteni David Alaba, gjatë festimit të golit në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut. Gjatë festimit, 32-vjeçari i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin, të cilët kanë rrënjë shqiptare.

Kjo nënkupton se Arnautovic do të mungojë në ndeshjen e Austrisë kundër Holandës të enjten mbrëma

“Në një reagim në Facebook, pas pezullimit, Arnautovic shkroi: “Që prej së jam bërë baba i dy vajzave dhe jam i vetëdijshëm për rolin tim e të qenet shembull, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, unë pendohem për sjelljen time edhe më shumë. Fatkeqësisht, ka pasur deklaratat nga të dy palët, por prapëseprapë provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi. Menjëherë pas ndeshjes, ne biseduam miqësisht dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. Prapëseprapë, unë nuk mund ta zhbëj shpërthimin tim emocional me të (kërkimfaljen).
Ai shtoi: “Fatkeqësisht, jam i pezulluar për ndeshjen e nesërme (kundër Holandës), por ndaj Ukrainës do të jap 100 për qind nga vetja për Austrinë.”

Ai u zotua se për këtë, do t’i dhurojë mijëra euro për një projekt integrues, të cilin do ta udhëheqë vetë.

Related posts

Atletico fiton derbin Iberik, Leipzig ‘minimal’ ndaj Marseilles

Sadik.Autor

Bushi i bashkohet mendimit të Moxhit: Të blesh një sulmues në këtë moshë është e çuditshme

Isa.Autor

E FUNDIT/ FSHF arrin marrëveshjen me trajnerin e ri të Kombëtares, ja kur pritet zyrtarizimi

Delo.autor

Leave a Comment