Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Gjermani-Hungari. Rezultati 2-2

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Gjermani-Hungari në stadiumin “Mynih Arena” të Bajernit. “Pancerat” do të kërkojnë medoemos kualifikimin duke përfituar dhe nga ndeshja kokë më kokë midis Francës dhe Portugalisë.

Por për gjermanët nuk do të jenë një sfidë e lehtë, pasi barazimi ndaj Francës i ka rritur moralin kombëtares hungareze e cila do të tentojë surprizën deri në minutën e fundit në mbrëmjen e sotme.

 

LIVE/ Gjermani – Hungari 2-2

Szalai 11′, Shafer 67’/ Haverc 66′, gorecka 84′ 

KOMENTI LIVE

90′ Gjyqtari i katërt akordo 4 minuta shtesë.

89′ Goditje këndi për Gjermaninë!

88′ Zëvendësim në radhët e hungarezëve, del nga loja Klajnsler dhe Fiola, në fushë Lovrensis dhe Nikoliç.

84′ Goooooooooool Gjermania 2-2/ Leon Gorecka ngre peshë Alianz Arenan, gjen golin e barazimit për gjermanët pas një rrëmuje në zonë. 

82′ Zëvendësim tjetër në radhët e gjermanëve, lënë lojën Gosens dhe Ginter, në fushë Musiala dhe Volland.

81′ Rast i artë për Toni Kros, goditja e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën.

79′ Myler tenton të provojë portën me kokë, por godet keq dhe sfera përfundon sipër kuadratit.

76′ Shumë nervoz gjermanët, nuk arrijnë dot të dalin përpara. Aksionet e tyre bllokohen mjaft mirë nga hungarezët.

73′ Zëvendësim në radhët e Hungarisë, largohet Roland Salai në fushë Shon.

67′ Goooooooooool 1-2 Hungaria/ E pabesueshme çfarë ndodh në Mynih, Hungaria realizon golin e dytë vetëm pas 1 minutë. Pllakos heshtja në Alianz Arena.

66′ Goooooooooooooool Gjermania 1-1! Haverc shënon pas një dalje të gabuar të portierit Gulashi.

61′ Salai provon nga një goditje dënimi. Gjuajta e sulmuesit përfundon në shtyllë, Hungaria afër golit të dytë.

59′ Provojnë rrezikshëm gjermanët. Haverc depërton bukur në zonë, por bllokohet nga mbrojtësi Orban. Vendimtare ndërhyrja e hungarezit.

57′ Zëvendësim në radhët e Gjermanisë, lë fushën e lojës Gyndoan, vendin e tij e zë Leon Goretska.

51′ Haverc provon nga jashtë zone, por goditja e tij është qendrore dhe pa probleme.

46′ Starton pjesa e dytë, Gjermania kërkon përmbysjen e madhe.

Mbyllet pjesa e parë! Hungaria e mbyll pjesën e parë në avantazh pas golit të realizuar nga kapiteni Szalai i cili shfrytëzoi saktësisht një kros duke mundur portierin Nojer me kokë. Ndërkohë gjermanët humbin disa raste të pastra për barazim.

46′ Gjyqtari i katërt akordon dy minuta shtesë.

45′ Haverc shpërdoron një shans të artë, godet keq në dyja herët, teksa terreni ja bën dhe më të vështirë.

40′ Salai depërton bukur në qendër pas driblimit të dy kundërshtarëve, provon të godasë nga distanca, por asnjë problem për Manuel Nojer.

38′ Shafer provon me një goditje nga distanca, por gjuajtja përfundon mbi kuadratin e portës.

35′ Në ”Alianz Arena” fillon një shi i imët. Situatë e paralajmëruar kjo pas disa alarmeve për stuhi ku gjatë pasdites u hapën thashetheme dhe për shtyrjen e ndeshjes, por sfida vazhdon të luhet.

34′ Kundërsulm i shpejtë i hungarezëve, por aksioni është shumë i lexueshëm dhe përfundon shpejt.

32′ Hungaria agresive në këto minuta, futbollistët hungarez ndalin me faull çdo aksion të gjermanëve.

29′ Gyndoan ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

27′ Provon sërish Gjermania, Toni Kros dërgon një top në zonë por Humels godet keq duke humbur një aksion goli.

21′ Gjermania humbet dy raste të pastra, Humels godet traversën pas një goditje me kokë ndërsa gjatë vazhdimit të aksionit Kimish humbet një rast të artë, goditja e të cilit përfundon në duart e portierit hungarez.

17′ Haverc shpërthen bukur duke kaluar 2 kundërshtar, krosimi i tij i ulët nuk shfrytëzohet nga askush teksa sfera kalon përpara gjithë portës pa u devijuar.

15′ Gjermania duket e tronditur nga goli i pësuar, nuk po arrijnë të dalin dot përpara.

11′ Goooooooooool Hungaria 0-1/ Pllakos heshtja në Mynih Arena! Hungaria kalon në avantazh pas një aksioni fantastik, kapiteni Adam Szalai finalizon saktë një krosim nga e majta duke mposhtur me kokë portierin Nojer.

7′ Hungarezët të mbyllur në mbrojtje, gjermania më aktive në minutat e para.

3′ Kimish rrezikon në daljen e parë të gjermanëve, gjuajtja e tij është e dobët pa mundur t’i hapë probleme portierit kundërshtar.

1′ Starton sfida, gjermanët shkelmojnë topin e parë nga mesi i fushës.

Related posts

IBRA “SHOW” EDHE NË RRJETET SOCIALE/ Ja shprehja që hedh ylli suedez pas golit të shënuar! (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME TEK MANCHESTER CITY/ Gati të shpenzojë 100 milionë euro për dy mbrojtësit e Premier…

Delo.autor

Petraq Bifsha: Kamza e meritoi fitoren, sezon i dështuar

Sadik.Autor

Leave a Comment