Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Austri. Rezultati 2-1

U mendua se do të ishte një ndeshje e lehtë, por Italisë iu desh të vuante shumë në përballjen ndaj Austrisë të vlefshme për 1/8-at e EURO 2020.

Plot 120 minuta drithësruese, teksa në fund ishin të kaltrit e Mançinit ata që triumfuan me rezultatin 2-1.

 

LIVE/ Itali – Austri 2-0

Kieza 95′, Pesina 105′ / Kalajziç 114′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida!

118′ Austria provon gjithçka për gjithçka. Kësaj here ishte Gregoriç që tentoi, por topi shkoi jashtë kuadratit.

114′ GOOOOL AUSTRIA 2-1/ Rihapet sfida, Italia pëson golin e parë në këtë Europian. Pas një harkimi nga këndi sulmuesi Sasha Kalajziç, goditi saktë me kokë mes 3 italianësh duke mposhtur Donarumën. 

110′ Austria nuk është dorëzuar, teksa provon me Sabitzer, futbollisti nuk tregohet i saktë shumë pranë portës.

106′ Starton shtesa e dytë, austriakët menjëherë rrezikshëm me Shaub, gjuajtje e tij u ndal mjaft bukura nga Donaruma.

105′ GOOOOOL ITALIA 2-0/ Realizon edhe Pesina! Shpërthen festa në kampion e kaltër! Mesfushori i Atalantë nuk fali me të majtën brenda zonës! 

104′ Portieri i Austrisë, i mohon një eurogol nga goditja e dënimit Lorenco Insinjes. Tentativa e tij u devijua nga këndore shumë pranë trekëndëshit.

103′ Hintereger është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

97′ Zëvendësim te Austria, largohet Arnautoviç, vendin e tij e merr Kalajdziç.

95′ GOOOOOL ITALIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Kieza kalon në avantazh të kaltrit. Pas një lëvizje të zgjuar brenda zonës, futbollisti i Juventusit goditi saktë me të majtën, duke tundur rrjetën. 

94′ Kieza provon me një tentativë të rrezikshme, por topi shkon në duart e portierit.

91′ Starton shtesa e parë në “Uembli”, Italia në kërkim të triumfit.

Mbyllet pa fitues koha e rregullt! Ndeshja shkon në shtesë ku do të luhen 2 pjesë nga 15 minuta! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

83′ Super shans për Italinë me Berardin i cili provon të realizojë me roveshatë pas asistit të Spinacolës, por futbollisti nuk u koordinua siç duhet brenda zonës.

75′ Vuan Italia në këto minuta. Të kaltrit hasin presionin e Austrisë.

67′ Italia kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Barela dhe Verrati, në vendin e tyre, Pesina dhe Lokateli.

65′ Arnautoviç gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet nga VAR-i. Festa i shkon dëm sulmuesit austriak.

63′ Provon edhe Austria të rrezikojë me Aranautoviç, por gjuajtja e tij shkoi drejt e në duart e portierit Donaruma.

56′ Goditje nga këndi për Italinë, provon Bonuçi me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

52′ Çlirojnë ankthin italianët, gjuajtja e Alaba nga goditja e dënimit, shkon mbi kuadrat.

51′ Ndëshkohet edhe Nikolo Barela për protesta të vazhdueshme.

50′ Di Lorenco është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës, nuk janë dakord italianët.

49′ Bonuçi për pak sa nuk i bën një dhuratë austriakëve, por gabon  totalisht Arnautoviç.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Italia nuk heq dorë nga sulmet e vazhdueshme, provon edhe Spinacola, por tentativa e tij devijohet në këndore.

37′ Minuta mjaft të mira për italianët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën austriake.

32′ Dominim i frikshëm i Italisë, Imobile provon me një predhë me të djathtë nga një distancë e kosiderueshme, por topi shkon në pjesën ku bashkohen 2 shtyllat.

25′ Fantastik Alaba, që me një ndërhyrje mjaft të saktë i largoi topin Imobiles, i cili doli i vetëm përballë portës.

18′ Kundërpërgjigjet Austria me Aranautoviç, por gjuajtja e tij nga jashtë zonës shkoi mbi kuadrat.

17′ Shans i shkëlqyer për Italinë me anë të Barelës, tentativa e tij u ndal me këmbë nga portieri i Austrisë. Italianët po i vijnë rrotull golit.

14′ Provon edhe Insinje, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkoi drejt e në duart e portierit.

11′ Spinacola jep shkëndijën e parë me të majtën, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

6′ Nuk mungon as tenstioni, pas një përplasje gjatë një dyluftimi të Imobiles me portierin Bashman.

2′ Përballja ka nisur e vrullshme, Arnautoviç është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Barrelës

1′ Starton sfida në “Uembli”

 

Related posts

MESAZH “SHKATËRRUESIT”/ Florian Marku: Po deshe me u bo burrë takohemi në ring

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ PSG në histori, ja REKORDI SPEKTAKOLAR që kanë vendosur

Isa.Autor

VIJOJNË PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI/ Kapiteni Shtubina: Jap gjithçka për Egnatian, e shpërblej respektin

Delo.autor

Leave a Comment