Futboll Sport

“EURO 2020″/ Italia eliminon Austrinë falë dyshes Chiesa-Pessina dhe kualifikohet në çerekfinale

Italia është kombëtarja e dytë çerekfinaliste në Kampionatin Evropian. “Azzurët” mposhtën me rezultat 2:1 pas 120 minutave Austrinë.

Rruga deri te triumfi për italianët ishte mjaft e vështirë. Ata dështuan të shënonin gol për 90 minuta edhe pse patën disa raste të mira shënimi.

Në minutën e 65-të Arnautovic realizoi, por goli iu anulua pas rishikimit të VAR-it për pozicion jashtë loje.

Me të filluar vazhdimet, Chiesa shënoi golin e parë në minutën e 95-të. 10 minuta më vonë Pessina e dyfishoi epërsinë dhe ia bëri të pamundur austriakëve të rikthehen.

Krejt çfarë bënë ata ishte goli i ngushtimit të epërsisë në minutën e 114-të përmes Kalajdzic.

Kështu Italia i bashkohet Danimarkës si skuadrat që arrijnë fazën çerekfinale në “Euro 2020”. Në çerekfinale, Italia do të përballet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali.

Related posts

CHELSEA-WEST HAM/ Startojnë Higuain dhe Hazard në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“BARCELONA KA PROBLEME EKONOMIKE”/ “GOAL”: De Jong del në shitje, agjenti nis kontaktet me…

Delo.autor

RENDITJA/ JAVA 7: Partizani i vetëm në krye, Skënderbeu vihet në ndjekje

Isa.Autor

Leave a Comment