Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Portugali-Francë. Rezultati 2-2

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet supersfida Portugali-Francë në stadiumin “Pushkash Arena” të Hungarisë. E gjithë bota e futbollit mban sytë nga kjo ndeshje e cila premton spektakël në fushë.

Portugalia vjen pas humbjes me Gjermaninë dhe e shohin ndeshjen me Francën si pika e kthesës në konfirmimin e tyre si kampionë të Europës. Dy kombëtare i ndan 1 pikë, teksa “gjelat” e kanë siguruar kualifkimn për në fazën e 1/8-ve pasi ndodhen në kuotën e 4 pikëve.

Në precedentët mes dy skuadrave, dominojnë francezët teksa në 27 takime, “gjelat” numërojnë 19 fitore, 6 fitore u takojnë luzitanëve dhe 2 takime janë ndarë në barazim.

 

LIVE/ Portugali – Francë 2-2

Kristiano Ronaldo 30′, 60′ (p) / Benzema 45+2′ , 47′ 

KOMENTI LIVE:

90+2′ Franca kërkon një tjetër penallti, por nuk mendon kështu gjyqtari dhe VAR-i.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

86′ Grizman provon me një predhë me të majtën nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

83′ Kimpembe është futbollisti i katërt i ndëshkuar me karton të verdhë!

79′ Largohet edhe Semedo, vendin e tij e merr Dalot.

72′ Dy zëvendësime te Portugalia, largohen Bernardo Silva dhe Mutinjo, në fushë Bruno Fernandez dhe Neves.

67′ Fantastik Rui Patrisio, që bën një pritje spektakolare, duke i mohuar golin Pogbasë dhe Grizmanit, vendimtar portieri portugez me pritjet e tij.

66′ Tjetër zëvendësim te Franca, largohet Toliso, në vend të tij Koman.

OOOOOL PORTUGALIA 2-2/ Kristiano Ronaldo tregohet sërish i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur baraspeshën në Budapest! 

58′ Ndeshje e çmendur! Tjetër penallti! Mbrojtësi Kunde prek topin me dorë brenda zonës, pas harkimit të Ronaldos nga e majta, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për luzitanët!

47′ GOOOOL FRANCA 1-2/ Sërish ai, Karim Benzema! Franca përmbys rezultatin. Fillimisht u sinjalizua pozicion jashtë loje, por pas verifikimit nga VAR, goli u konsideruar i rregullt! 

46′ Deshamp dhe Santos kryejnë zëvendësimet e para! Te Franca largohet Hernandez për Dinje, ndërsa te Portugalia, largohet Danilo për Palhinjan.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ GOOOOL FRANCA 1-1/ Vendoset baraspesha, Benzema tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e parë në një Europian! 

45′ Tjetër penallti, kësaj here e fiton Mbape, pas duelit me Semedon, për gjyqtarin kemi të bëjmë ne 11-metërsh.

39′ Ndëshkohet edhe Antuan Grizman, shkon në 3 numri i kartonëve të verdhë pë futbollistët francezë.

36′ Lukas Hernandez është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.

30′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Kristiano Ronaldo kalon në avantazh luzitanët. Ylli portugez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë! 

27′ Penallti për Portugalinë, e shkakton portieri Loris, pas ndërhyrjes ndaj futbollistit Danilo. Gardiani i “gjelave”, godet me grusht futbollistin e luzitanëve, pas një dueli në ajër.

20′ Varan për pak sa nuk i bën një dhuratë Kristiano Ronaldos, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

16′ Të parin shans të vërtetë në këtë mbrëmje e krijon Mbape! Ylli francez del i vetëm përballë portierit, provon me një gjuajtje, por grushtohet nga Rui Patrisio!

12′ Presing dhe kombinime të shumta në mesfushë! Ende asnjë shans i rrezikshëm në portat respektive.

6′ Një zjarr i vërtet në këto minuta të para, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

2′ Franca e nis në sulm dhe kërkon të avancojë përpara me Toliso, por kontrollon gjithçka Rui Patrisio.

1′ Starton sfida në Budapest!

Related posts

E RRALLË/ Çudia në formacionin italian, pa asnjë lojtar të Juves pas 20 viteve

Isa.Autor

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon ashpër dhunuesit në ambjentet sportive

Sadik.Autor

LAJM I MADH PËR SHQIPTARËT/ Setien zbulon listën e Barcelonës, ja vendimi për Manajn (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment