Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Sllovaki-Spanjë. Rezultati 0-5

Do të startojë në orën 18:00, në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevijas, sfida e raundit të tretë në Grupin E të EURO 2020, Slovaki-Spanjë.

Kombëtarja iberike pas dy barazimeve dhe dy paraqitjeve poshtë pritshmërive do të tentojë vetëm fitoren për të evituar një dështim të madh duke mos u kualifikuar për në raundin me eliminim direkt.

Slovakia e cila vjen pas fitores ndaj Polonisë dhe disfatës ndaj Suedisë, gjithashtu synon vetëm triumfin për të vazhduar rrugëtimin më tej në EURO 2020.

 

LIVE/ Sllovaki – Spanjë 0-5

Dubravka 30′ (autogol), Laporte 45+3′, Sarabia 56′, Ferran Torres 67′, Kuçka 71′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

84′ Iberikët nuk heqin dorë nga sulmet e rrezikshme, teksa kërkojnë të thellojnë gjithnjë e më tepër rezultatin.

77′ Spanja kryen edhe 2 zëvendësimet e fundit, largohen nga fusha, Moreno dhe Azpilikueta, në lojë Traore dhe Ojarzabal.

71′ GOOOOOL SPANJA 0-5/ Kombëtarja e Luis Enrikes e papërmbajtshme! Vjen edhe goli i pestë. Pas topit të goditur me kokë nga Pau Torres, mesfushori i Sllovakisë, Kuçka e devijon drejt portës së tij, duke shkaktuar autogol. 

71′ Trajneri Enrike, kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen nga fusha Buskets dhe Garsia, në lojë Alkantara dhe Pau Torres.

69′ Sllovakia kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Mak dhe Haraslin, në vend të tyre Veis dhe Suslov.

67′ GOOOOL SPANJA 0-4/ Iberikët realizojnë edhe të katërtin me anë të Ferran Torres. I sapofutur në fushë, sulmuesi shënon me prekjen e parë të topit, pas asistit fantastik të Pedrit. 

66′ Zëvendësim te Spanja, largohet nga fusha, Morata, vendin e tij e zë Ferran Torres.

56′ GOOOOOL SPANJA 0-3/ Kombëtarja e Luis Enrikes e papërmbajtshme. Realizon edhe golin e tretë me anë të futbollistit Sarabia, i cili godet saktë pas asistit të Zhordi Albës nga e majta. 

46′ Starton pjesa e dytë, Sllovakia kryen 2 zëvendësime, largohen Duda dhe Hromada, në vendin e tyre Duris dhe Lobotka.

Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ GOOOOOL SPANJA 0-2/ Iberikët dyfishojnë shifrat pas një këmbëngulje të Morenos, që harkon bukur për Laport brenda zonës, që godet saktë me kokë, duke realizuar golin e qetësisë. 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Provon edhe Koke me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllëm. Pranë golit të dytë spanjollët.

40′ Ndëshkohet edhe kapiteni i Spanjës, Serxho Buskets me karton të verdhë.

30′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Portieri Dobravka shkakton një autogol të çuditshëm. I pafat portieri sllovak, i cili pak minuta më parë i priti penalltinë Moratës. 

24′ Tjetër tentativë e Moratës, por portieri Dubravka i thojtë “jo”, sulmuesittë Juventusit, duke grushtuar rrezikun në goditje nga këndi.

19′ Pas një harkimi nga e djathta, as Morata dhe as Pedri, nuk arrijnë ta prekin pak topin për ta dërguar në rrjetë.

17′ Dominim absolut i Spanjës në këto minuta, kombëtarja e Luis Enrikes ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Sllovakisë, por pa mund të gjejë rrugën e rrjetës deri më tani.

11′ Vazhdon mallkimi i Spanjës për 11-metërshat. Kësaj here ishte Alvaro Morata që gaboi, gjuajtja e tij u ndal nga portieri Dubravka. Vlen të theksohet fakti se penallti u fitua nga Koke, pas ndërhyrjes së gabuar nga Satka.

6′ Tjetër tentativë e iberikëve, kësaj here ishte Zherard Moreno, që harkoi një top të rrezikshëm në zonë për Moratën, por i vëmendshëm portieri kundërshtar.

5′ Spanja krijon shansin e parë të rrezikshëm me Moratën, por tentativa e sulmuesit ka shkruar jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Pochettino: Kampionati francez po rivalizon… Premier League

Delo.autor

I BËRI KRENARË SHQIPTARËT ME ARRITJEN E SAJ/ Por xhudistja Kelmendi nxjerr në shitje medaljen e artë, ja arsyeja…

Delo.autor

35 VJETORI I RONALDOS/ Georgina merr të gjithë vemendjen me super urimin

F.autor

Leave a Comment