Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Çeki. Rezultati 1-1

Do të startojë në orën 18:00 në stadiumin “Hampden Park” sfida e raundit të dytë të Grupit D, Kroaci-Çeki. Të dyja kombëtaret do të kërkojnë triumfin, teksa Çekia do të synojë kualifikimin që në pasditen e sotme pas fitores me rezultatin 0-2 ndaj Skocisë.

Kroacia do të kërkojë me çdo kusht suksesin e parë në EURO 2020 pas humbjes me rezultatin 1-0 ndaj Anglisë.

Kombëtarja ballkanase futet në fushën e blertë me të gjithë lojtarët më të mirë në dispozicion në mungesë të mesfushorit të Interit, Marselo Brozoviç i cili ndodhet në pankinë. Ndërsa kombëtarja kroate vjen me formacion sulmues ku në majën e sulmit ndodhet heroi i skuadrës Patrik Shik.

 

LIVE/ Kroaci – Çeki 1-1

Perisiç 47′ / Shik 37′ 

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ Petkoviç i shkon shumë pranë golit të dytë. Gjuajtja e tij u devijua në momentin e fundit nga mbrojtësi Kalas duke shkuar në këndore.

87′ Kroacia kryen një tjetër zëvendësim. Largohet nga fusha Kovaçiç, vendin e tij e merr Brozoviç.

80′ Çekia kërkon të menaxhojë këtë barazim që do e ngjiste në kuotën e 4 pikëve.

72′ Pranë golit të dytë Kroacia, me Vlasiç, që provon një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

63′ Dy zëvendësime edhe te çekët, Hlozek për Masopust dhe Kral për Holes.

62′ Kroacia kryen një tjetër zëvendësim, largohet nga fusha edhe Kramariç, në vend të tij Vlasiç.

60′ Skuadrat luajnë më hapur në këtë pjesë të dytë duke krijuar një numër më të madh aksionesh të rrezikshme në portat respektive.

52′ Kundërpërgjigjet Çekia me Souçek, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

51′ Kroacia shfaqet më kërkuese në këtë pjesë të dytë duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e çekëve.

47′ GOOOOL KROACI 1-1/ Ivan Perisiç ka realizuar një gol spektakolar, duke vendosur baraspeshën. Me një diagonale nga e majta, futbollisti i Interit, ka goditur fort me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë, Daliç kryen menjëherë 2 zëvendësime. Largohen nga fusha Rebiç dhe Brekalo, në vend të tyre Petkoviç dhe Ivanuseç.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Goditje dënimi për Çekinë nga një pozicion tepër i favorshëm. Provon Patrik Shik, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Provon edhe Kramariç me një gjuajtje nga jashtë zonës, por tentativa e tij lë për të dëshiruar duke shkuar në duart e portierit.

38′ Ante Rebiç humbet një shans të artë për të barazuar shifrat. Tentativa e sulmuesit të Kroacisë në hyrje të zonës, shkoi jashtë kuadratit.

37′ GOOOOOL ÇEKIA 0-1/ Patrik Shik realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i tretë për sulmuesin që aktivizohet te Leverkuzen. 

33′ Momente paniku, Patrik Shik gjakoset, pas një dueli me Lovren, ky i fundit e godet me brryl sulmuesin çek. Arbitri akordin 11 metërsh për Çekinë dhe karton të verdhë për mbrojtësin kroat.

31′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive. Aksione të vakta në këto minuta, me të dyja skuadrat që duket sikur studiojnë njëra tjetrën.

21′ Portieri Vaclik, për pak sa nuk i dhuron një gol kroatëve. Në tentativë për të larguar topin, gjuajtja e tij devijohet në trupin e Rebiç dhe shkon ngjitur me shtyllën.

18′ Çekia tenton të bëhet e rrezikshme me Patrik Shik, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

15′ Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ende nuk është regjistruar ndonjë gjuajtje në kuadrat, apo rast i rrezikshëm në të dyja portat respektive.

10′ Goditje dënimi për Kroacinë nga një pozicion tepër i favorshëm. Provon Lovren, por jashtë kuadratit.

5′ Kroacia fiton terren në fushën e lojës duke avancuar në zonën kundërshtare.

3′ Çekia e nis sfidën në sulm, duke fituar goditjen e parë nga këndi me anë të futbollistit Masopust, teksa Souçek, tenton me kokë pas harkimit të topit nga këndi, por sfera ka shkuar mbi kuadrat.

1′ Starton sfida!

Related posts

PAS VATRËS SË COVID-19/ Ekipi i Serie A rinis stërvitjet me shumë mungesa, shans për shqiptarin e lindur në Slloveni

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Katastrofë për Kukësin, 6 mungesa kundër Skënderbeut

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kastriot Dermaku firmos me Parmën, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment