Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Katastrofë për Kukësin, 6 mungesa kundër Skënderbeut

Ditën e mërkurë luhet dueli i parë i gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka do të përballen me 6 mungesa të mëdha ndaj korçarëve që kërkojnë të marin sukses në turneun e dytë më të rëndësishëm kombëtar.

Kartoni i kuq që Uilliam Kordeiro Melo mori ndaj Teutës e detyron që të mos jetë në fushë në këtë 90-minutësh.

Ndërsa për shkaqe dëmtimesh do të mungojë Edis Maliqi, i cili sipas informacioneve të para thuhet se ka pësuar një krisje në kavilje.

Në këtë sfidë kaq vendimtare pritet të mungojë edhe Gëzim Krasniqi, Ylli Shameti, Valdet Rama dhe Irakli Dzarian.

Related posts

“KISHA KOHË PA I DHËNË NJË KUPË TIRANËS”/ Presidenti Duka: Do ishte shumë bukur që të kishim edhe…

Delo.autor

BRAZIL ARGJENTINË FORMACIONET ZYRTARE/ Të dyja skuadrat me formacion sulmues

Isa.Autor

ZENIT-CHELSEA/ Tuchel i beson treshes së sulmit Hudson-Odoi-Werner-Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment