Futboll Sport

MAQEDONI E VERIUT-HOLANDË/ “Tulipanët” kërkojnë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 18:00, në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, sfida e raundit të tretë të Grupit C, Maqedoni e Veriut-Holandë.

Holanda në këtë takim vjen si e kualifikuar dhe do të kërkojë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup.

Kombëtarja ballkanase ende nuk e ka provuar shijen e fitores së parë në grup dhe do të synojë triumfin e parë për të mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikim.

Maqedonia e Veriut ka në përbërje në 11-shen startuese 3 shqiptarë, Musliun, Alioskin dhe Ademin.

FORMACIONET ZYRTARE –

MAQEDONIA E VERIUT – (4-2-3-1): Dimitrevski; Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Bardi, Ademi; Triskovski, Elmas, Trajkovski; Pandev. Trajner: Igor Angelovski.

HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj. De Ligt, Blind; Damfrajs, De Jong, Vajnaldum, Gravenberk, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.

Related posts

LA LIGA/ Zyrtare, Umtiti rinovon kontratën me Barcelonën

Sadik.Autor

PA VDEKJEN ME SY 21-VJEÇ/ Mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive, ja drama e Thiago Silva

Delo.autor

STATISTIKAT/ 197 ditë pa humbje, ja si Milani po përgatit titullin

Delo.autor

Leave a Comment