Bundesliga Futboll Sport

“MENDOJ SE TË GJITHË JEMI…”/ Kimmich kritikon Bayernin për trajnerët, optimist para Europianit

Joshua Kimmich shpreson që trajneri i ri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, të qëndrojë më gjatë sesa paraardhësit e tij në “Allianz Arena”. Në planin personal, ai thotë se ende nuk e ka arritur maksimumin me klubin. Ngaelsmann do të bëhet trajneri i pestë i përhershëm te bavarezët që nga viti 2016:

Mendoj se tashmë mund të bëj edhe disa hapa të tjerë në zhvillimin tim. Jam duke pritur me padurim trajnerin e ri te Bayerni, sepse mund të mësoj diçka të re përsëri. Kam pasur shumë trajnerë në gjashtë vitet e mia te Bayerni dhe ky nuk duhet të ishte në të vërtetë qëllimi kryesor.

Me nënshkrimin e kontratës së trajnerit të ri, shpresoj se do të jetë pak më afatgjatë drejtimi i tij dhe se mund të hedh hapa të mëtejshëm në zhvillimin tim. Nuk e kam arritur ende maksimumin tim. Shumë gjëra janë ende të mundshme”.

Lidhur me Europianin e kësaj vere, futbollisti gjëerman bëri këtë parashikim: “Mendoj se të gjithë jemi dakord që kemi potencialin për të luajtur për titullin. Në vitet e fundit nuk kemi qenë gjithmonë në gjendje ta shpalosim këtë potencial.

Në fund të ditës, potenciali nuk duhet të jetë vetëm teori. Ne patëm shumë potencial edhe në vitin 2018. Në fund të fundit është e rëndësishme që ne si ekip duhet të jemi të bashkuar dhe pastaj çdo gjë është e mundur. Unë jam mjaft pozitiv sa i përket Europianit”.

Related posts

NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat

Delo.autor

“VEZUVI SHPËRTHEU”/ Turpi i tifozëve të Interit, thirrje raciste ndaj napoletanëve

Delo.autor

OPINION NGA GARY NEVILLE/ Prisni, nuk ulet kaq shpejt në stol Kane

Delo.autor

Leave a Comment