Futboll Sport

“EURO 2020″/ Ish-trajneri Wenger nominon super favoritin e Europianit, kërcënimi vjen nga Anglia

Franca është super favorite për ta fituar “Euro 2020”, sipas Arsene Wenger, i cili gjithashtu ka shprehur besimin e plotë se Anglia përbën kërcënimin kryesor të “gjelave”. “Les Bleus” duan të marrin hak për humbjen e tyre në finalen e Europianit 2016 kundër Portugalisë. Transalpinët vijnë si fitues të Kupës së Botës 2018 në Rusi. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Wenger, thotë se Didier Deschamps ka më shumë se dy skuadra në dispozicion për të siguruar një tjetër trofe, teksa paralajmëron se Franca ende nuk e ka arritur kulmin:

Francezët janë super favorite për ta fituar Europianin. Nuk do shumë mend për ta bërë këtë përzgjedhje, sepse po flasim për fituesin e Kupës së Botës në fuqi, që ka në përbërje emra si Kante, Pogba, Benzema, Griezmann, Coman, Giroud, Dembele etj. Deschamps do të ketë në stol 11 lojtarë, që do të luanin titullarë në ndonjë ekip tjetër kombëtar. Kështu që nuk mund ta harroj faktin se francezët janë kampion bote, kanë një kombëtare, e cila nuk e ka arritur kulmin”.

Wenger vazhdoi të identifikojë Anglinë si skuadrën më të mirë për ta ndaluar Francën: “Kombëtarja angleze është për mua ajo që mund ta kërcënojë më shumë Francën. Anglia ka lojtarë të cilësisë së lartë. Ndoshta ka lojtarë akoma të rinj, por këtë sezon me Mason Mount, Phil Foden, Jack Grealish, Declan Rice dhe natyrisht Harry Kane përpara mund të konkurrojnë me Francën”.

Anglia është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën Çeke, me ndeshjen e parë kundër ekipit të Zlatko Dalic, që do të zhvillohet të dielën e ardhshme. Ndërkohë, Franca do të luajë në grup kundër Gjermanisë, Portugalisë dhe Hungarisë. Ky quhet “grupi i vdekjes”.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË PAQE ME BRIGHTON/ Emery konfirmon: Është marrë vendimi që të largohet…

Delo.autor

PAMJE EMOCIONUESE/ UEFA i kushton një video fantastike “Air Albania Stadiumit” (VIDEO)

F.autor

Xavi del kundër Ronaldo: Nuk është më i mirë se Neymar!

Q.Autor

Leave a Comment