Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MERKAKTO E BUJSHME/ Sulmuesi Roshi mbyll aventurën në Hungari, rikthehet përsëri në Rusi tek klubi…

Sulmuesi i Kombëtares, Odise Roshi është rikthyer tek skuadra e Akhmat Groznit pas vetëm 5 muajsh tek skuadra e Diosgiorit.

Roshi u transferua në kampionatin hungarez në merkaton e dimrit, por nuk mundi të ndihmojë dot skuadrën e Diosgiorit të qëndrojë mes më të mirëve.

Anësori i Kombëtares nuk u aktivizua me kohë të plotë në kampionatin hungarez, ku kampione u shpall skuadra Ferencvaroshit, skuadër ku aktivizohet sulmuesi tjetër i Kombëtares, Myrto Uzuni.

Sipas portalit ‘’Transfermarket.com’’, hungarezët e Diosgiorit nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për blerjen e kartonin të Roshit, i cili rikthehet në kampionatin rus teksa ende nuk dihet nëse do të vazhdojë karrierën tek Akhmat Grozni apo do të transferohet tek ndonjë skuadër tjetër.

Related posts

100 mijë persona në shesh, përshëndesin “yjet” e Guardiola-s (FOTO)

Sadik.Autor

“The Sun”: Luis Enrique tek Arsenali, merr dhe mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR CR7/ Ronaldo humb një shifër të madhe parash kundrejt… Donald Trump-it

Delo.autor

Leave a Comment