Futboll Kategoria Superiore Sport

SHPËRBLIMET E UEF-AS/ Ja sa përfiton Teuta me kalimin e tureve në Champions

Pandemia e COVID-19 ka lënë gjurmë në industrinë e futbollit, pasi UEFA në buletinin e shpërndarë në prag të fillimit të aktiviteteve për edicionin 2021-2022 ka pranuar se ka një rënie të ardhurash nga situata e krijuar në dy sezonet e fundit.

Gjithsesi, 3.5 miliardë euro është shuma bruto që UEFA ka vendosur për sezonin e ri për katër Kupat që organizon, Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, Konferencë Ligën, si dhe Superkupën e Europës. 2.732 miliardë euro është shuma që UEFA do t’u shpërndajë klubeve pjesëmarrëse në këto veprimtari, ku pa dyshim pjesën e luanit e merr Champions-i, 2.032 miliardë euro plus Superkupa.

Ndërsa shuma që do të shpërndahet për Ligën e Europës, do të jetë 465 milionë euro, teksa 235 milionë euro do të jepen për klubet pjesëmarrëse ne Konferencë Ligën, ku marrin pjesë në turin e parë eliminator edhe tri klube shqiptare, Vllaznia, Partizani dhe Laçi.

Teuta festa e golit ndaj Kastrioti

CHAMPIONS – Teuta, si kampionia e Shqipërisë që fitoi titullin në kampionatin e 82-të të Kategorisë Superiore, rrugëtimin në Europë e nis nga turi i parë kualifikues në Champions. Sipas skenarit më të keq të mundshëm, Teuta ka të garantuar nga UEFA 990 mijë euro, ku 260 mijë i merr thjesht si pjesëmarrëse në Champions, shumë e cila humbet vetëm po shkove ne fazë grupesh.

PËRFITIMET NË CHAMPIONS: Secili ekip kampion që e nis rrugëtimin nga turi i parë eliminator i Champions-it dhe nuk arrin dot të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve apo Europa Ligës, do të përfitojë një shumë fikse prej 260 mijë eurosh, pa llogaritur shumat që do të përfitojë nga pjesëmarrja në çdo raund para fazave të grupeve në dy kompeticionet e mësipërme.

Ekipi kampion që e nis rrugëtimin nga turi i parë në Champions, mund të përfitojë këto të ardhura sipas tureve:

–Turi i parë kualifikues 280 mijë euro

– Turi i dytë kualifikues 380 mijë euro

– Turi i tretë kualifikues 480 mijë euro (Këtë shumë e përfitojnë vetëm ekipet që eliminohen, pasi fituesit u nënshtrohen përfitimeve që garantohen nga rrugëtimi në fazën e grupeve).

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E VALVERDES/ Philippe Coutinho refuzon të largohet nga Barcelona në…

Delo.autor

“DERBI” NË MERKATON E VERËS/ Inter sfidon Milan, kërkesa është 40 milionë euro për 22-vjeçarin…

Delo.autor

“NUK E DI KUR DO TË RIKTHEHET”/ Guardiola jep përgjigjen për mungesën e sulmuesit Aguero

Delo.autor

Leave a Comment