Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi Hakaj në gjurmët e Çinarit. Gati transferimi në Turqi tek klubi…

Me shumë gjasa, Esin Hakaj do të ndjekë rrugën e Erald Çinarit dhe do të transferohet tek skuadra turke e Samsunsporit.

Këtë fakt e ka zbuluar media turke ‘’Haber1965.com’’ e cila ka shkruar se është arritur marrëveshja midis klubit dhe futbollistit dhe shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi.

Hakaj mbylli kontratën me Partzanin pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, ku pretendimet për rrogën nga ana e shkodranit ishin vërtet të larta.

Esin Hakaj ishte një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit duke u aktivizuar në 38 ndeshje me ‘demat e kuq’ në të gjithë kompeticionet.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Mbrojtësi i Bayern Munich pranë transferimit tek Dormtund, ja emri…

Delo.autor

Strakosha pranë Liverpulit, mediat në Itali e bëjnë pothuajse të kryer

Sadik.Autor

“NGUSHTOHET RRETHI”/ Cilët janë 4 kandidatët për stolin e Kombëtares Shqiptare

F.autor

Leave a Comment