Futboll Sport

OPINION NGA STEFAN EFFENBERG/ Mbaron 0-0, me penallti fiton Gjermania 5-4

Stefan Effenberg

Përfundon barazim 0-0 deri në shtesë dhe pastaj fitojmë 5-4 me penallti. Nuk do të jetë e lehtë, turneu i vërtetë fillon tani. Nuk do të jetë e lehtë sigurisht, por mendoj se mund të kualifikohemi. Gjermania ka pasur ulje-ngritje.

Për mua luajti mirë kundër Francës, shumë mirë kundër Portugalisë dhe keq kundër Hungarisë. Por pas kalimit të këtij grupi të vështirë, kemi gjithçka për ta fituar më tej. Anglezët, me një grup të lehtë, nuk kanë hyrë ende në turne dhe kanë presionin mbi ta.

Luajnë gjithnjë në shtëpi dhe presin titullin. Kanë shumë të rinj, mendoj se kanë më shumë respekt dhe frikë nga ne sesa e kundërta. Sigurisht që mungon qendërsulmuesi dhe e shohin të gjithë. Por edhe në mesfushë, dyshja Kros-Gyndoan nuk funksionon. Shpresoj që Gorecka të marrë një rol fiks në mesfushë. Kemi nevojë. Unë do të luaja me 3-5-2, me Mylerin pykë dhe Havercin në mesfushë. Nuk ka më kohë për të pritur, për të eksperimentuar.

Atë që ke duhet ta vendosësh në pjatë. E pamë Italinë që nuk e pati të lehtë kundër Austrisë, e cila ishte euforike dhe e vështirë. Por fakti që skuadra e Mançinit u imponua në shtesë, tregoi se janë një skuadër e vërtetë. Ishte skuadra më e mirë. Luajnë një futboll “italian”, por me një stil të ndryshëm dhe të suksesshëm. Edhe të shtunën, mes gjithë vështirësive, shënuan golin e dytë vendimtar.

Related posts

Tare piketon talentin gjerman, Leverkuseni e vlerëson 30 milionë euro

Isa.Autor

ANGLI-SAN MARINO/ Amatorë dhe tregtarë makinash, ja kombëtarja që do të sfidojë “Tre Luanët”…

Delo.autor

Luhet në Stamboll, Galatasaray – Besiktas, derbi më i zjarrët në vitet e fundit!

Sadik.Autor

Leave a Comment