Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Arrihet akordi, mbrojtësi Hakaj e mbyll me Partizanin. Do luajë për klubin…

Esin Hakaj mund të quhet lojtar i Samsunspor në Turqi. “Panorama Sport” mëson se e ardhmja e mbrojtësi shkodran do të jetë tek ekipi turk, me palët që kanë gjetur akordin për të nënshkruar kontratën.

Hakaj nuk rinovoi me të kuqtë dhe sot do t’i vijë edhe kontrata zyrtare nga Turqia, me Hakajn që pritet të firmosë. Në garë për shërbimet e tij ishte edhe Vllaznia, me sponsorin Xhaferi që ishte gati të plotësonte kushtet e 24-vjeçarit.

Pas Çinarit, Samsunspor duket se do të prezantojë së shpejti edhe Hakajn. Sezonin e shkuar Hakaj luajti 35 nga 36 ndeshjet e Partizanit si titullar, duke munguar në vetëm një sfidë, të fundit kundër Bylisit.

Related posts

“Ç’ËSHTË KJO SKUADËR M*TI”/ Plas te Napoli. Shikoni shpërthimin e kapitenit Insigne (VIDEO)

Delo.autor

Klubi kinez krijon akademinë në bashkëpunimi me Realin Madridin

Sadik.Autor

VIDEO/ Gafa e vitit vjen nga Serie A, e pabesueshme çfarë bën sulmuesi!

Q.Autor

Leave a Comment