Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Ditë prezantimesh tek Tirana, “bardheblutë” gati firmën me Majkëll Ngoo dhe…

Tirana sot mund të ketë surpriza me prezantimin e lojtarëve. Gjasat janë që palët të kenë rënë dakord dhe të prezantojnë Majkëll Ngonë si rikthim dhe Engjëll Hotin.

Pikërisht Majkëll Ngo mund të jetë një surprizë e bardhebluve, gjithmonë nëse palët bien dakord për rrogën. Sulmuesi anglez qëndroi tri sezone te bardheblutë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020.

Me 13 gola dhe më shumë se 15 asiste, Ngo ishte parvjet titullar i padiskutueshëm, por që prej largimit nga Tirana luajti pak kohë në Qipro. Ngo ishte në dhjetor në Shqipëri për të arritur një marrëveshje të dytë me bardheblutë, por që nuk u arrit, sepse palët ishin larg me pretendime financiare dhe ato jashtë fushe.

Tirana e ka mbyllur me Engjëll Hotin, lojtarin e Llapit. Mesfushori do të vishet bardheblu, ndërsa prezantimi mund të bëhet që sot paradite.

Futbollistit i përfundoi kontrata këtë verë me klubin llapjan dhe, me sa duket, ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe 25 herë kampionët e Tiranës për sezonin e ardhshëm.

Për sportistin, i cili sivjet ka treguar formë të lartë, ofertat nuk mungojnë nga ekipet e Kosovës e Shqipërisë, por edhe jashtë vendit. Redon Xhixha është një tjetër futbollist që mund të prezantohet me 25 herë kampionët. Gjithsesi, lojtari nuk po nxitohet dhe po kërkon që të bëjë zgjedhjen e duhur. Në mes është Tirana, Turqia, Partizani.

Related posts

Neymar shënon ndaj Serbisë, lokali brazilian qeras klientët

Sadik.Autor

DEL VIDEO/ Koço Kokëdhima dhe stafi i Apolonisë futen në dhomat e gjyqtarëve pas barazimit në minutën e fundit

F.autor

Watzke: Aubameyang na ka dëmtuar, nuk do të ndodhë më!

Q.Autor

Leave a Comment