Futboll Sport

Prapaskena/ Ibrahimovic: Refuzova 100 milionë nga Kina, nuk mjatonin!

Zlatan Ibrahimovic zbuloi në një intervistë të fundit në Shtetet e Bashkuara se ka refuzuar plot 100 milionë dollarë nga Kina, vetëm për t’u bërë pjesë e Los Angeles Galaxy. 36-vjeçari, i cili shkaktoi debat në Suedi pas deklaratës se varej vetëm prej tij pjesëmarrja në Botëror, tha se kjo shumë ishte e pamjaftueshme, pasi paraja nuk është gjithçka për të:

“Po, është e vërtetë. Kisha shumë oferta, njëra prej tyre vinte nga Kina, por refuzova, sepse e ndieja që fati im ishte në Los Angeles. Sfida ime ishte Los Ageles Galaxy dhe të isha njeri i rëndësishëm këtu. Për këtë arsye zgjodha këtë klub.”

Pyetjes së gazetarit, se si ka mundësi që ai ka refuzuar 10 milionë dollarë, Ibra iu përgjigj:

“Paratë nuk janë të rëndësishme. Sigurisht që ishte një shumë e madhe, por nuk mjaftonte për atë që unë kërkoja.”

Related posts

Manchester City nuk po shet dot biletat për ndeshjen ndaj Liverpool në Champions League

Sadik.Autor

PAS VEPRIMIT TË TURPSHËM/ Flet sulmuesi Grezda: Kërkoj falje që pështyva kundërshtarin…

Delo.autor

TË JASHTËZAKONSHËM/ Nuk përmbahet dyshja Benzema-Hazard, realizojnë dy SUPER GOLA ndaj Alaves (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment