Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Tirana dhe Vllaznia, klubi tjetër shqiptar tenton yllin Ngoo

Majkëll Ngo është një nga lojtarët e kërkuar në merkato, nga klubet shqiptare. Sulmuesi anglez i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Enosis Neon Paralimni në Qipo, tashmë ndiqet edhe nga Gjilani i Kosovës.

Këta të fundit po punojnë për krijimin e një skuadre konkurruese dhe pas Kalesë me Torasën, tani duan të marrin një tjetër lojtar që fitoi titullin me Tiranën sezonin e kaluar.

Sipas asaj që raporton “Zëri.info”, drejtuesit e Gjilanit kanë shfaqur interes për të marrë në skuadër sulmuesin anglez.

Vlen të theksohet se interes për Ngonë ka shfaqur edhe Vllaznia me Tiranën, ku këta të fundit duan ta rikthejnë në skuadër.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA merr vendimin drastik, anulon Champions-in për shkak të…

Delo.autor

Jona Dervishi lëshon “BOMBËN” dhe IRRITON media serbe: “Një ditë do luajmë nën një flamur” 

Isa.Autor

LIVE/ Finalja e Olimpiadës: Mbyllet ndeshja Brazil-Spanjë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment