Futboll Sport

“MBRETI” I INSTAGRAMIT/ Ja sa para fiton Cristiano Ronaldo për çdo postim

Çdo ditë kërkohet t’i jepet një përgjigje pyetjes se kush është më i fortë mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos? Në fushën e lojës është pak e vështirë sepse të dy lojtarët kanë treguar një formë fantastike gjatë këtyre viteve, por nëse bëhet fjalë për rrjetet sociale ka vetëm një mbret dhe ai është Cristiano Ronaldo.

Falë 141 milionë ndjekësve që ka në Instagram, CR7 përfiton shifrën e çmendur të 641 mijë eurove për çdo postim që bën në profilin e tij në Instagram.

Shifrat e zbuluara nga revista amerikane Forbes, vinë edhe si pasojë e pëlqimeve dhe komenteve të shumta që ylli portugez merr në Instagram nga 141 milionë ndjekësit e tij.

Messi përfiton shifrën e 427 mijë eurove për çdo postim ndërkohë që Neymar merr më shumë se argjentinasi i Barçës plot 513 mijë euro, ndërsa në listën e atyre që fitojnë më shumë përsa i përket futbollistëve janë edhe David Beckham, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimovic e Luis Suarez.

Megjithatë Ronaldo nuk është ai që përfiton më shumë para nga Instagrami pasi mbretëresha e vërtetë është motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner me 850 mijë euro për çdo postim e ndjekur nga këngëtarja Selena Gomez me 684 mijë euro për çdo postim.

Megjithatë duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për postime çfarëdo nga jeta e përditshme e yjeve të show-bizit por për postime që në të cilat reklamohet një firmë e caktuar. /SS/

 

Related posts

“INTER KINEZ”/ Në Azi bëjnë GAFË me himnin. Zikaltrit festojnë me… MILANIN (VIDEO)

Isa.Autor

Djali e pyeti përse nuk luan me Juven, përgjigjja e ish-portierit është epike

Sadik.Autor

Pogba i kërkon Mourinho-s të ndryshojë pozicionin e tij në fushë

Q.Autor

Leave a Comment