Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Largime, shitje dhe dyshime, Apolonia ka dilema për titullarët

Apolonisë i duhet të përballojë një problematikë të ndjeshme gjatë kësaj vere.

Duke nisur nga trajneri, largimet, futbollistët që i ka në tregun e shitjes dhe deri te kontigjenti i mbetur janë çështje më vete për t’u zgjidhur. Nga kampi fierak kanë ikur përfundimisht, ndodhen në “treg” apo në mëdyshje për të firmosur kontratën thuajse të gjithë titullarët e sezonit të kaluar.

Nga ekipi janë larguar E.Sota, M.Vasilj, E.Ejoh, A.Zaimaj, K.Mehmeti dhe D.Andoni. Në shitje janë R.Harizaj, R.Mihana, R.Haxhiu e M.Gjata dhe ndërkohë që në dyshim për të rinovuar mbeten B.Agiare, I.Diop, K.Jeboah dhe D.Duda. Pjesa e lojtarëve që qëndron në skuadër, janë ata që kanë pasur pak minuta në dispozicion duke filluar nga E.Çako e për të kaluar me radhë te S.Omeri, S.Repaj, K.Zoga, E.Smaçi, M.Shanaj, S.Levendi, J.Krasniqi dhe S.Kumani (i kthyer nga huazimi te Tomori). Kësaj liste i shtohen futbollistët që kanë luajtur më së shumti me U21 apo dhe me grup-moshat e tjera të Apolonisë si, A.Çili, R.Zaimi, M.Sota, B.Çulli, R.Hebeja, E.Asllanaj, R.Zijaj, E.Gjata, E.Qosanji, M.Mërkuri, K.Papa etj.

Filozofia e drejtuesve të klubit duket se do të jetë e njëjtë, do t’u besohet të rinjve. Ndaj, çdo trajner nuk do ta ketë aq të lehtë për të ndërtuar një skuadër pretendente për një rikthim të afërt në Kategorinë Superiore. Për momentin, Apolonia po bën vetëm firo, duke larguar e duke shitur lojtarë pa menduar aspak se me çfarë do ta zëvendësojë këtë organikë për të qenë konkurruese në kampionatin e ri në Kategorinë e Parë.

Related posts

NDODH EDHE KJO NË ITALI/ Hajdutët vjedhin në qendrën stërvitore të Interit

Delo.autor

Thomas Grimm: Për UEFA-n do të ishte më e dobishme, nëse Liverpooli fiton Championsin

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Nis faza Play-off: Duele të zjarrta në mbrëmjen e sotme 

Isa.Autor

Leave a Comment