Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Refuzon ofertën e rinovimit, titullari drejt “divorcit” me Partizanin. Ja emri…

Partizani nis të “çmontohet”. Mund të duket e pabesueshme, por edhe titullar të padiskutueshëm si Jurgen Bardhi janë drejt largimit nga Partizani.

Është pa kontratë dhe rinovimi ka mbetur pezull. “Panorama Sport” zbulon se fantazisti 23-vjeçar, ka refuzuar ofertën e parë të klubit.

Situata me Jurgen Bardhin për momentin është një mister. Mesfushori u duk se do të qëndronte në skuadër dhe të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm, por diçka ka ndodhur mes tij dhe klubit.

Mesfushori 23-vjeçar nuk ka qenë në stërvitje ditët e fundit dhe burime të sigurta në klub i treguan gazetës se kërkon një pagë më të mirë nga ajo që ka marrë në sezonin e fundit.

Lojtari ka lënë gjithçka të hapur dhe është në pritje të drejtuesve që t’ia plotësojnë kërkesën. Për të kuptuar rëndësinë e Bardhit tek ekipi i Partizanit, mjafton të shikojmë statistikat e tij të edicionit të shkuar, ku luajti 34 ndeshje, shënoi 5 gola dhe asistoi 2 të tjerë.

Ndërkohë, Partizani niset sot drejt Ohrit për të kryer fazën përgatitore dhe mbetet për t’u parë nëse Bardhi do të jetë pjesë e grupit. Ndërsa Belica, do të jetë në grumbullim së bashku me pjesën e mbetur të skuadrës.

Related posts

“NUK KE KU TË FUTESH”/ Ky mund të jetë kundërshtari i radhës për McGregor

Isa.Autor

“EURO 2021″/ Goglat të pamëshirshme, SHQIPËRIA dhe KOSOVA në një grup

Isa.Autor

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Një tjetër TALENT PREMTUES zbarkon në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment