Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mourinho projekton Romën me 3 shqiptarë, drejtuesit gati t’i plotësojnë dëshirën portugezit

Pasi u zyrtarizua në stolin e Romës, tashmë trajneri Zhoze Murinjo ka nisur të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Në lojtarët që janë “piketuar” nga tekniku portugez, bie në sy se janë edhe dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Milot Rashicën. Ky i fundit është nën kontratë më skuadrën e Verder Bremenit, me këta të fundit që u rrëzuan nga Bundesliga dhe janë të hapur për ta larguar sulmuesin e Kosovës. Rashica kërkohet edhe nga Aston Vila, por sigurisht që një kalim në Romë do e shikonte si më të përshtatshëm për të ardhmen e tij.

Kosovari do të ndryshojë ekip këtë merkato dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, lojtari është në listën e Romës. Këta të fundit ndjekin edhe Xhakën, i cili gjithashtu pritet të largohet nga Arsenali. Murinjo e kërkon në skuadër mesfushorin dhe drejtuesit do të përpiqen t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit.

Në rast se transferimi i Rashicës dhe Xhakës do të realizohej, atëherë te Roma do bëheshin 3 shqiptarë, pasi kujtojmë se aty luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

Related posts

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

KËRKOHET NGA MOURINHO/ Roma vihet në lëvizje, synon të marrë në janar yllin e Real Madrid…

Delo.autor

“IK P****U BOLL BËRTITE”/ Grizman dhe Pike zihen në fushë gjatë ndeshjes me PSG-në: T**p, po vrapojmë…

Delo.autor

Leave a Comment