Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Nuk rinovoi me Dinamon, mbrojtësi del në stërvitje me skuadrën tjetër shqiptare

Miklovan Pere, kapiteni i Dinamos në sezonin 2020-2021, nuk e ka rinovuar marrëveshjen me blutë. Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se qendërmbrojtësi pogradecar ka gjetur menjëherë skuadër. Pere ka nisur stërvitjen me Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është aktivizuar edhe në miqësoren e fundit ndaj Partizanit.

Qendërmbrojtësi pritet të firmosë zyrtarisht në ditët në vijim. Për ata që nuk e dinë, veç Peres, nga Dinamoja janë larguar edhe futbollistë të tjerë, si Dejvi Bilali, Emiljano Hidri, Artion Alillari, Mustafa Xhixhiua, Damiano Pontreli, Niko Paterni, Xhorxhian Boçi, Esmerald Aluku, Plarent Fejzaj.

SITUATA – Dinamoja nuk ka zyrtarizuar më shumë se një lojtar. Bëhet fjalë për Patrik Bardhin. Gjithsesi, skuadra blu nuk ka mbetur pas. Mësohet se veç Bardhit, ajo ka mbyllur marrëveshjet me lojtarë si Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu, Stefen Çinedu, Xhuljano Skuka. Asnjë prej tyre nuk është zyrtarizuar. Shumë janë peng i skuadrave të mëparshme, të tjerë kanë halle të tjera. Pengesa më e madhe dhe që detyron blutë të mos bëjë zyrtarizime të afrimeve “big” lidhet me faktin se lojtarët e pikëtuar janë aktualisht të lidhur me ekipet e tyre në Kupat e Europës.

Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollistë që militojnë në ekipet shqiptare, por edhe ato kosovare dhe maqedonase. Në një situatë të tillë, kryeqytetasit janë të detyruar të presin dhe deri më tani kanë zyrtarizuar vetëm ata futbollistë që nuk kanë pasur detyrime me ekipet e tyre në Kupat e Europës. Për shembull, Eni Imamin e presin pasi të mbyllë angazhimin me Vllazninë në Europë. Janë edhe shumë lojtarë të tjerë, emrat e të cilëve nuk tregohen që nuk po prezantohen vetëm për arsyen që janë të impenjuar diku tjetër.

Related posts

Interi ëndërron ta transferojë yllin e Tottenhamit

Q.Autor

Tifozët e Australisë vënë në alarm rusët: Këta të lënë pa birrë!

Sadik.Autor

BARAZIMI NDAJ HUNGARISË/ Southgate: Një paraqitje zhgënjyese, duhet të ngremë duart lart…

Delo.autor

Leave a Comment