Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Gati të pranojë ofertën, Majkëll Ngo pranë rikthimit në Superiore tek klubi…

Ekipi i Tiranës vazhdon të jetë shumë pranë anglezit Majkëll Ngo. Lojtari që më parë ka veshur fanellën e bardhebluve duket se është edhe më pranë Tiranës. Palët nuk kanë arritur marrëveshjen përfundimtare, por mësohet se Tirana i ofron të njëjtën rrogë si Gjilani.

Anglezi sigurisht dëshiron të qëndrojë në kryeqytet dhe po mendohet për të dhënë “po”-në përfundimtare. Sulmuesi anglez qëndroi tri sezone te bardheblutë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020.

Me 13 gola dhe më shumë se 15 asiste, Ngo ishte parvjet titullar i padiskutueshëm, por që prej largimit nga Tirana, luajti pak kohë në Qipro. Ngo ishte në dhjetor në Shqipëri për të arritur një marrëveshje të dytë me bardheblutë, por që nuk u arrit, sepse palët ishin larg me pretendime financiare dhe ato jashtë fushe.

Related posts

A JU KISHTE MUNGUAR SHKËLZEN GASHI? Sulmuesi shënon dy gola në Zvicër dhe zëvendësohet menjëherë

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Griezmann realizon një “MAGJI” ndaj Ukrainës nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon McTominay

Delo.autor

Leave a Comment