Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Partizani “peshkon” në Superiore, Ndreca dhe titullari i Laçit në radarët e klubit

Skuadra e Partizanit ka pasur gjithmonë mungesë alternativash në prapavijë dhe duket se mbrojtja është shndërruar në një problem kronik te “demat”. Me ardhjen e Dajës në krye të pankinës në fillim të sezonit të shkuar, pritej të zgjidhej ky problem, por merkatoja e verës u bllokua dhe Daja u detyrua të punonte me lojtarët që kishte në dispozicion. Në janar, u mundua të rregullonte disi këtë repart me afrimin e Dominguezit, por për shkak të minutazhit të munguar, qendërmbrojtësi nga El Salvadori u largua nga të kuqtë. Edhe me Bitrin në prag largimi, si dhe me Malën që ka disa oferta, prapavija sërish ka mbetur “thatë”.

NDRECA – Një alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes është Edison Ndreca. 26-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë te Bylisi edicionin e shkuar, duke luajtur 32 ndeshje dhe duke shënuar 6 gola. Ndreca ka edhe një gjuajtje tepër të fortë, si dhe është tepër luftarak në aspektin mbrojtës.

OBANOR – Sa i takon qendrës së mbrojtjes, ku Partizani praktikisht nuk ka asnjë lojtar (Bitri dhe Belica pa kontrata, Dominguez i larguar), alternativë është Erhun Obanor. Nigeriani e ka mbyllur me Laçin dhe nuk do të rinovojë, çka i jep mundësinë Partizanit të nisë negociatat me lojtarin. Aktualisht, Obanor është në vendlindje në Nigeri, pasi këtë javë do të martohet. Pasi të shijojë disa ditë pushim në vendlindje, nigeriani do të rikthehet në Shqipëri, për të shqyrtuar ofertat dhe më pas të vendosë për të ardhmen e tij. Në të shkuarën, Obanor ka luajtur edhe për skuadrën e Kukësit në Superiore.

STATISTIKAT – Si Ndreca, ashtu dhe Obanor, kanë bërë paraqitje tepër të mira. Ndreca ka shënuar 6 gola në 32 ndeshje të luajtura, ndërsa Obanor ka luajtur 27 ndeshje, duke qenë një mur thuajse i pakalueshëm në prapavijën kurbinase.

Related posts

Simeone kërkon të birin për sulmin e Atleticos

Sadik.Autor

SUPER MARIO/ Rikthimi te Nice ishte “maskim”, Balotelli pranë prezantimit tek…

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS HUMBJES NDAJ INTER/ PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës

Delo.autor

Leave a Comment