Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Po shkëlqen në “Euro 2020”, Barcelona nis kontaktet me agjentin e mbrojtësit…

Merkato ende nuk ka hyrë në zemrën e saj dhe vetëm nga 1 korriku mund të lëvizë shumë, por fakti është që deri përpara se të mbyllet Europiani, shumë emra janë “të ngrirë”…

Disa po dallohen, të tjerë po zhgënjejnë, por ka edhe nga ata që po konfirmohen si Robin Gosens i Atalanta-s.

Sport1, duke u nisur nga performanca e jashtëzakonshme e djeshme kundër Portugalisë, flet për të ardhmen e Robin Gosens.

Atalanta, thotë transmetuesi, javët e fundit ka provuar që të rinovojë kontratën e tij, e cila tani është e vlefshme deri në vitin 2023. Por, deri tani asnjë akord.

Dhe për ta lënë atë të largohet këtë verë, kërkon 35 milion euro për kartonin e tij.

Një çmim i rëndësishëm, i cili megjithatë nuk tremb Barcelonën, e cila ditët e fundit ka kontaktuar agjentin e tyre për të hetuar kushtet dhe disponueshmërinë.

Related posts

KTHEHET KESSIE PAS NDESHJEVE ME KOMBËTAREN/ Leonardo e Maldini i dorëzojnë “faturën” e sherrit

Delo.autor

BASKETBOLL/ Bayern mposht Barcelonën dhe ngjitet i treti, fitojnë edhe Real e CSKA Moskë

Delo.autor

YILDIZ ME ÇDO KUSHT/ Xabi Alonso i fiksuar pas turkut, fut në “siklet” Perez

F.autor

Leave a Comment