Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Gati oferta, skuadra e madhe britanike ofron shifrën e “çmendur” për Harry Kane

Mançester Siti ka gati ofertën për të bindur skuadrën e Totenhemit për Herri Kejnin.

Sipas asaj që raporton “Daily Star”, skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar plot 115 milionë euro për bomberin britanik.

Vetë Kejn ka shprehur dëshirën e largimit nga Londra, por skuadra e Sitit duhet të mposhtë konkurrencën e PSG-së që me Poçetinon në krye sulmuesi 27-vjeçar do të preferonte një kalim tek skuadra pariziene pasi dëshiron një ribashkim me teknikun argjentinas.

Kejn tek Totenhemi ndodhet prej 8 vitesh dhe në sezonin e kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 49 ndeshje nga ku ka realizuar 33 gola dhe ka dhuruar 17 asist.

Related posts

CHAMPIONS-I NDEZ PROJEKTORËT/ Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut më të mirët (TABELA)

Delo.autor

Zyrtare/ Bayern Munchen firmos me yllin e Gjermanisë

Q.Autor

FINALJA/ Inter pëson të tretin, Sevilla realizon me ndihmën e Lukaku-t

Delo.autor

Leave a Comment