Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Sarri me ide të qarta për Lazion, synohet të marrë në ekip ish-sulmuesi i Inter-it

Shumë lojtarë janë në shënjestrën e Igli Tares dhe trajnerit të ri të Lacios, Mauricio Sarri dhe përveç Elseid Hysajt, tani në modë ka dalë emri i ish-interistit, Mateo Politano.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Il Corriere dello Sport”, sulmuesi 27-vjeçar do të ishte ideal për skemat e Sarrit, por Napoli nuk dëshiron të privohet nga Politano sepse trajneri i ri i skuadrës nga Kampanja, Luçiano Spaleti e njeh shumë mirë që në kohërat e Interit.

Politano në këtë sezon me Napolin është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 50 ndeshje nga ku ka realizuar 12 gola dhe duke dhuruar 5 asist.

Related posts

DINAMO ME FYTYRË TË RE/ Blutë sfidojnë Partizanin, duan fitoren e tretë radhazi në kampionat

F.autor

Ylli i PSG-së i refuzon ofertat nga Premierliga, e do vetëm gjigandin italian

Q.Autor

HUMBJE PËR TU HARRUAR/ Shqipëria e Femrave pëson 8 gola në Finlandë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment