Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ “Stop” largimeve pa përfitime, ja plani i klubit që militon në Kategorinë e Parë…

Fenomenit të largimit me parametra zero duhet t’i ndërpritet rruga. Në këtë përfundim kanë dalë specialistët e futbollit në Berat. Nuk janë të pakta rastet kur elementë të dalë nga ekipet zinxhir kanë ikur, duke mos i sjellë asnjë përfitim klubit. Duke pasur parasysh Uzunin, Bitrin, Zogën, Kumanin apo Nasufin, te Tomori kanë nxjerrë mësime.

Të gjithë futbollistët që po spikasin, do të jenë pjesë e një projekti të ri. Ata do të konsiderohen si “asete”, pasi vetëm kështu mund të gjenerojnë të ardhura. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, është Klodian Arbëri që zbulon më shumë për këtë çështje. Ish-sulmuesi i mirënjohur dhe trajneri aktual i U-17, thotë:

“Berati ka një traditë të hershme në zbulimin e talenteve. Në skuadrën që unë drejtoj, atë U–17, ka disa të tillë. Drejtuesit e klubit dhe presidenti po na mbështesin fuqishëm. Synimi është që këta elementë t’i shërbejnë Tomorit si në planin sportiv ashtu edhe në atë financiar.

Klubi po ndjek një tjetër strategji, ndryshe nga ajo që ka ndodhur vite më parë. Asokohe disa talente që shpërthenin në Berat, fuqizonin financiarisht klube të tjera dhe merrnin frytet e punës së trajnerëve tanë të ekipeve zinxhir”.

Related posts

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Daja synon fitoren për të hyrë në Europë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTERI E KA SERIOZISHT/ Takim me agjentin e talentit të njohur gjerman

Delo.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT YLLIN E ROMËS/ Juventus ofron lojtarin e rëndësishëm për të, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment