Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARIZIMI I LIMAJ TEK TIRANA/ Presidenti Halili: E konsiderojmë bombë të merkatos, në ditët në vazhdim…

Vesel Limaj është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Klubi bardheblu zyrtarizoi dje futbollistin që luan në mesfushë, duke konfirmuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” javë më parë.  Limaj, në fakt, ishte një dëshirë e hershme e Tiranës dhe e Orges Shehit. Për bardheblutë kjo është një “bombë” e dytë e merkatos pas zyrtarizimit të Seferit javë më parë.

Vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili, është shprehur se goditja e Limajt është një shenjë e qartë se Tirana do të bëjë merkato cilësore. “Te Tirana e konsiderojmë bombë të merkatos. Kemi marrë një lojtar shumë të mirë. Në ditët në vazhdim do të shohim të tjerë emra. Gjithsesi, ne e konsiderojmë Veselin si goditje shumë cilësore në merkato”, është shprehur Refik Halili për gazetën.

Related posts

Lajm i madh për Seria A/ Ish-lojtari i Juventusit pranë firmës me klubin milanez

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për yllin…

Delo.autor

Mediet e huaja i japin jehonë rikthimit të PANUCCIT në Skoci, dikur i shtangte me ITALINË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment