Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi Bardhi e mbyll zyrtarisht me Kastriotin, pritet të qëndrojë në Superiore

Ndonëse kampionati përfundoi me një ndeshje shtesë, te Kastrioti ndihen mirë që ky sezon u mbyll me sukses dhe krutanët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Superiores edhe sezonin e ardhshëm. Në ditët në vijim pritet që të ketë edhe një darkë të përbashkët staflojtarë, ku do të vendoset edhe për lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen. Me shumë gjasë, në sezonin e ri, Kastrioti do të vijë me objektiva të ndryshëm nga ky vit, ku nuk përjashtohet mundësia që pretendimet të rriten deri në synimet për të kapur një vend në Europë. Shumicës së skuadrës i përfundon kontrata, por ka edhe nga ata që kanë edhe një vit tjetër me krutanët. Kësisoj, në ditët në vijim priten zhvillime në kampin krutan. Krahas synimeve që priten në hyrje do të ketë edhe lojtarë që do të largohen.

LARGIMET E PARA – Pas tri sezoneve mjaft të mira në Krujë, Patrik Bardhi është lojtari i parë që largohet nga Kastrioti zyrtarisht. Pas një bisede me drejtuesit, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke mbyllur me konsensus bashkëpunimin dhe prej ditës së djeshme, Bardhi është lojtar i lirë, ndonëse kishte edhe një vit kontratë. Sulmuesi i cili ka shkëlqyer me krutanët që prej sezonit 2018- 2019 e deri më tani, ka qenë një ndër lojtarët më të kërkuar te Kastrioti, ndërsa mbetet enigmë skuadra e re ku do të transferohet sulmuesi.

Gjithsesi, zërat më të shumtë për skuadrën e ardhshme të Bardhit janë për dy klube të Superiores që marrin pjesë në Kupat e Europës, por ende nuk ka asgjë konkrete. Në sezonin 2017- 2018, Bardhi u aktivizua me ekipin e parë të Tiranës në 12 ndeshje, ndërsa më pas u transferua te Kastrioti. Në 2018-2019, Bardhi luajti me krutanët 34 ndeshje, ndërsa në vitin pasardhës, pas një dëmtimi të kaluar, luajti vetëm 18 ndeshje. Në sezonin që sapo u mbyll, sulmuesi i krahut u aktivizua në 32 ndeshje.

AFRIMET – Ndonëse janë vetëm ditët e para të mbylljes së sezonit futbollistik. Ethet e merkatos për sezonin e ardhshëm kanë filluar te çdo klub i Superiores, ashtu edhe te Kastrioti. Krutanët fillimisht do të synojnë që të bindin një pjesë të lojtarëve që u përfundon kontrata për të qëndruar edhe një sezon, por nuk do të mungojnë as afrimet e reja. Nga ajo që ka deklaruar tekniku Ndreu në përfundim të sezonit, do të synohen e pakta 18 lojtarë që të jenë cilësorë.

Related posts

SERIE B/ Basha largohet nga Bari, kapitenit nuk i ofrohet rinovimi

Sadik.Autor

“NUK TA VAR JOO, KOT E KE”/ Pas Taynës ylli i Real Madrit i shkruan dhe moderatores shqiptare s*ksi (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Sistemi “VAR” do të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve dhe disa…

Isa.Autor

Leave a Comment