Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKË E VEÇANTË/ Vllaznia për rekord, shkodranët fituan Kupën e Shqipërisë pa asnjë…

Vllaznia është fituesja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë. Ky është trofeu i shtatë për shkodranët në këtë kompeticion, por nga mënyra se si rrodhi suksesi i Vllaznisë është për rekord.

Kupa e Shqipërisë këtë edicion u zhvillua me ndeshje teke dhe kuqeblutë i shkuan deri në fund me 5 takime, nga të cilat vetëm finalen e luajtën jashtë Shkodrës. E veçanta e këtij trofeu është se të besuarit e trajnerit Brdrariç e fituan Kupën e shtatë në historinë e klubit pa asnjë gol të pësuar.

Bilanci i rrugëtimit të shkodranëve në Kupë është 5 fitore dhe golavarazh 18-0. Një tjetër e veçantë për Vllazninë në suksesin e arritur në Kupë është se vetëm në turin e parë kanë luajtur me uniformën e parë, ndërsa katër turet e tjera u luajtën me uniformën e tretë, që rezultoi fatsjellëse për shkodranët.

Related posts

HEQ DORË NGA ANGEL CORREA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

NGA MESSI TEK IBRA/ FIFA zbulon 10 golat më të bukur për çmimin “Puskas” (VIDEO)

F.autor

“20-VJEÇ DHE MENDON VETËM PËR…”/ “Gazzeta Dello Sport” speciale për Marash Kumbullën: Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë

Delo.autor

Leave a Comment