Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Titullarë me Partizanin sezonin e fundit, dy lojtarët gjithnjë e më larg rinovimit

Esin Hakaj dhe Rron Broja nuk kanë rinovuar ende me Partizanin dhe situata rreth dy futbollistëve të kuq, është shumë e paqartë.

Për Hakajn, ka ofertë konkrete nga Vllaznia, por dhe Partizani i ka bërë ofertën e rinovimit. Mbrojtësi nuk ka rinovuar ende, çka është një sinjal se oferta e Partizanit, nuk ka qenë ajo që priste. Sa i takon Brojës, ka dy oferta, një nga Hungaria dhe një nga Bjellorusia.

Oferta më e madhe konkrete që ka marrë mesfushori 25- vjeçar, është 8 mijë euro në muaj dhe vështirë se Partizani t’ia barazojë këtë shumë, që ta bindë për të rinovuar. Broja dhe Hakaj kanë qenë dy ndër futbollistët më të aktivizuar në Superiore për Partizanin dhe lojtarë kyç për trajnerin Ilir Daja. Për momentin, rinovimi i këtyre dy futbollistëve, duket gjithmonë e më larg.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ AUSBURGUT/ Bayern Munich humbet për një kohë të gjatë mbrojtësin (FOTO)

Delo.autor

E ARDHMJA E COUTINHOS NË DILEMË/ 4 klube të mëdha të Europës vihen në dispozicion, ja emrat

Delo.autor

Bonucci optimist: Milan do të kualifikohet në Romë…

Q.Autor

Leave a Comment