Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Vllaznia hidhet në sulm, i bën ofertë yllit të Kukësit…

Vllaznia kërkon një goditje “BIG” në merkato dhe Agim Ibraimi është fantazisti që trajneri Tomas Brdariç do të preferonte ta kishte në ekip për t’i shtuar cilësinë në fazën sulmuese.

Kapiteni i Kukësit, edhe pse nuk është një qendërsulmues i mirëfilltë, e mbylli kampionatin me 15 gola të shënuar, një më pak se Dejvi Bregu që fitoi “Këpucën e Artë”.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit, në drejtim të tij kanë mbërritur oferta konkrete nga klubet e Superiores, por jo vetëm.

Përveç Kukësit, që është i interesuar të rinovojë me Ibraimin, “Panorama Sport” ka raportuar më herët se në lojë për të kanë qenë edhe ekipe si Tirana, Partizani, Dinamo dhe Teuta.

Gjithashtu në Kosovë është Ballkani, që pas emërimit të Nderim Nexhipit si drejtor, i ka bërë një ofertë Ibraimit. Gazeta zbulon ekskluzivisht se së fundmi për 32-vjeçarin ka dalë në skenë edhe Vllaznia.

Drejtuesit e klubit shkodran mësohet se kanë kontaktuar disa herë lojtarin në ditët e fundit, duke ia bërë të qartë interesin.

Related posts

SHPËRTHEN PANUCCI/ Edhe SHQIPËRIA  i ka STADIUMET më cilësore se ITALIA

Isa.Autor

AS ITALIA DHE AS RUSIA/ E ardhmja e Hysajt merr një tjetër “trajektore”. Futbollisti i Kombëtares drejt transferimit te…

Delo.autor

“KEMI NË EKIP SULMUESIN MË TË MIRË NË BOTË”/ Presidenti i Bayern: Shpresojmë që Lewa të qëndrojë

Delo.autor

Leave a Comment