Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Zëvendësuesi i Ronaldos nëse largohet, Juventus “piketon” dy sulmues. Ja emrat…

Merkatoja e Juventusit në këtë moment është përqendruar te Dusan Vlahoviç, sidomos pas zërave në shtim për një largim nga bardhezinjtë të njërit prej Kristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratës. Sulmuesi i Fiorentinës, së bashku me Mauro Ikardin, është një nga objektivat kryesorë të “Zonjës së Vjetër” në merkato.

Bordi drejtues juventin po heton profile të shumta sulmuese për të përforcuar sulmin e skuadrës që nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet prej Masimiliano Alegrit.

Fiorentina prej javësh ka ngritur një mur të vërtetë rreth ish-bomberit të Partizanit të Beogradit, megjithatë sipas gazetës “Tuttosport”, një ofertë midis 50 dhe 60 milionë eurosh mund ta bëjnë presidentin vjollcë Roko Komiso të lëkundet pavarësisht se në javët e fundit ka theksuar gjithmonë vullnetin për të mbajtur 21-vjeçarin në ekipin që është marrë nën drejtim nga Xhenaro Gatuzo.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi i kombëtares drejt ekipit prestigjoz në Spanjë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gati rinovimi i artë, Manchester United bind yllin Fernandes me ofertën marramendëse…

Delo.autor

ANKTH TEK ARSENAL/ Ja momenti kur talenti brazilian pëson dëmtim të rëndë dhe “shpërthen” në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment