Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Kërkohet nga PSG, ja kur mund të largohet Ashraf Hakimi nga Inter…

Inter e ka vendosur se largimi i parë do të jetë Ashraf Hakimi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane ” La Gazzetta dello Sport”, presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang i ka bërë mirë llogaritë për shitjen e yllit maroken i cili ishte vendimtar për fitimin e titullit kampion që Interit i mungonte në palmaresin e saj prej 11 vitesh.

Për çështje 10 ditësh, 22-vjeçari do të shitet për një shifër prej 70 milionë eurosh tek PSG. Strategjia e Interit është të largojë lojtarët që nuk janë pjesë e projektit, por që rëndojnë me pagat e tyre relativisht të larta dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, pas Hakimit rradhën e kanë dhe Arturo Vidal, Raxha Naingolan, Ivan Periziç, Zhoao Mario, dhe Aleksis Sançez.

Related posts

VIDEO/ Lazio thellon rezultatin ndaj Chievos, dopietë e Savic

Q.Autor

RRUGA DREJT SUKSESIT/ OZIL themelon ekipin e tij në “eSports”, miliona njerëz…

Isa.Autor

LIVE/ Liverpool-Hudderfield, Keita kalon “Të Kuqtë” avantazh

Delo.autor

Leave a Comment