Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e Skënderbeut…

Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Eni Imami, Marin Abazaj, Olsi Teqja, Stefen Çinedu, por jo vetëm. Këto janë disa nga emrat e merkatos së Dinamos deri më tani, që presin konfirmimin e klubit blu, paçka se marrëveshjet në parim me lojtarët janë mbyllur.

Mirëpo, drejtuesit nuk do të ndalen me kaq, pasi duan të kompletojnë skuadrën, në mënyrë që sezoni i ri të gjejë një Dinamo pretendente për vendet e sipërme të tabelës. Sponsorët Ardian Bardhi, Olger Prifti dhe Gurten Papuli kanë plane vërtet ambicioze, teksa i kanë besuar pankinën Bledi Shkëmbit.

Tashmë kryeqytetasit janë pranë firmës me mesfushorin e krahut, Enis Gavazaj, i cili ka shkëlqyer më herët me fanellën e Skënderbeut në Kategorinë Superiore. 26-vjeçari ka qenë së fundmi pjesë e Prishtinës në Kosovë, ku dhe u shpall kampion.

Pasi doli lojtar i lirë, Gavazaj nisi bisedimet me drejtuesit blu dhe gjasat janë që të firmosë në ditët në vijim. Afër firmës është edhe Imami, i cili me sa duket ka pëlqyer më tepër ofertën e Dinamos në krahasim me atë të Partizanit. Klubi ka preferuar të mos bëjë prezantime në këtë periudhë, por pasi të konkretizojë kontratat, të zyrtarizojë trajnerin dhe afrimet e merkato në ditët e ardhshme.

Plani i bluve është të grumbullohen më 5 korrik e më pas të nisin fazën përgatitore. Fillimisht stërvitja do të nisë në kompleksin “Football Republic”, që pritet të jetë shtëpia e Dinamos.

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Të dy skuadrat synojnë fitoren për biletën e Europës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

POLONI-ANGLI/ Portieri Pickford sfidon Lewandowskin: Kam dhënë 100% në stërvitje për të qenë gati…

Delo.autor

PANUCCI E REFUZOI/ Çikalleshi përsëri protagonist, por skuadra e tij nuk del me pikë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment