Futboll Sport

MESFUSHORI GRECA FITON GJYQIN/ Ja klubi rrezikon bllokim të merkatos dhe përjashtim nga kampionati…

Mesfushori shqiptar, Bedri Greca ka fituar gjyqin kundër ish-kampionëve të Kosovës, Feronikelit. Sipas “Insporti”, theksohet se ekipi kosovar ka humbur gjyqin në FIFA ndaj futbollistit shqiptar.

Feronikeli pas humbjes së gjyqit do të detyrohet të paguajë shumën e mbetur borxh të pagave brenda 40 ditëve, në të kundërtën FIFA do t’i bllokojë merkaton.

Por në rast se ish-kampionët e Kosovës nuk paguajnë borxhin brenda 40 ditëve, dënimi nga autoritetet do të jetë edhe më i madh deri në heqje pikësh, apo edhe deri në rënie nga Superliga. Ish-futbollisti Tiranës dhe Laçit, bëri dhjetë paraqitje me Feronikelin këtë sezon, ku shënoi tre gola dhe dha një asist.

Related posts

Ky Botëror nis me Brazilin favorit, por ka hapësirë edhe ​​për surpriza…

Sadik.Autor

Zyrtare/ Tri skuadrat bien nga La Liga

Sadik.Autor

PSG “blindon” Verratti dhe cakton çmimin për Thiago Silva-n!

Q.Autor

Leave a Comment