Futboll Premier League

Kundërshtari i radhës i Mourinho-s: Ai është mbreti

Jose Mourinho mbase mund të jetë duke u kritikuar për momentin por trajneri i Swansea City Carlos Carvahal insiston se ai është mbreti i futbollit portugez.

Carvahal do të ndeshet me patriotin e tij për të parën herë kur Swansea të udhëtojë në Old Trafford për t’u përballur me Manchester United në Premier League të dielën.

“Ai është mbreti i futbollit tonë,” shprehet ai në konferencën për shtyp. “Ai është trajneri më i mirë i historisë së Porto-s.

“Ai ka hapur derën për gjeneratën e re të trajnerëve që shkuan jashtë shtetit. Ai hapi idetë e botës së trajnerëve portugezë.

“Ai është një luftëtar- ajo që dua të them është se ai është shumë i mirë me lojërat psikologjike.

“Mënyra se si ai sillet, atij i pëlqen teatri që shkaktohet, dhe zakonisht ai i fiton të gjitha betejat. Unë jam komplet ndryshe, preferoj të jem jashtë teatrit.”

Related posts

“Emirates Stadium”, respekti i fundit për Wenger… (VIDEO)

Sadik.Autor

SPECIALE/ Xhaka dhe Shaqiri! Zbuloni futbollistet SHQIPTARË që kanë festuar me SHQIPONJË (FOTO)

Isa.Autor

DËSHIRON REALIN/ Falcao kërkon largimin nga Monaco

Isa.Autor

Leave a Comment