Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Laçi “tërmet” 7 ballë Strugës, shkëlqen blerja e re me një dopietë

Laçi ka shkatërruar 7-0 maqedonasit e Strugës në një miqësore që dyja skuadrat luajtën po në Strugë ditën e sotme.

Kurbiansit po zhvillojnë fazën përgatitore në Strugë në prag të Ligës së Konferencës, dhe ka zhvilluar një test miqësor ndaj vendasve. Laçi ishte e papërmbajtshme, teksa ra në sy forma e mirë e sulmuesit të afruar së fundmi nga malazezët e Buduçnostit, Dejan Zarubica i cili shënoi dopietë në këtë takim.

Dygolësh shënoi dhe mesfushori veteran i kurbinasve, Regi Lushkja ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Shehu, Zylfiu dhe Deliu.

Laçi do të përballet në Ligën e Konferencës me ‘’komshinjtë’’ e Podgoricës teksa pritet një paraqitje pozitive e kurbinasve në këtë kompeticion.

Related posts

Juventus gati “goditjen” e radhës, kërkon mbrojësin e Bayer-it

Q.Autor

Sarri drejt largimit nga Napoli/ De Laurentiis e ka gati zvëndësimin e trajnerit italian

Sadik.Autor

“NUK MUND TË HAJA DHE TË FLIJA”/ Marcelo tregon ankthin para ndeshjes me Liverpool: Kisha frikë se nuk më lejonin të…

Delo.autor

Leave a Comment