Futboll Sport

NDEZ ATMOSFERËN ENDE PA NISUR SFIDA/ Modric: Arroganca e Anglisë nuk vjen nga lojtarët, por nga…

Kroacia do të përballet me Anglinë në sfidën hapëse të Grupit D teksa ballkanasit do të provojnë triumfin historik që arritën në Botërorin e vitit 2018 ku shkuan deri në finale të kompeticionit.

Përballja mes dyja skuadrave do të jetë dhe ndeshje prestigji, pasi kroatët eliminuan “3 Luanët” në gjysmëfinale në vitin 2018 duke hedhur poshtë entuziasmin e tifozëve britanike të cilët theksonin në atë kohë se “futbolli po vjen në shtëpi”.

Për të qetësuar gjakrat ka menduar kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç i cili në një dalje të tij është shprehur se janë mediat angleze ato që fryjnë dhe jo futbollistët.

“Arroganca e Anglisë nuk vjen nga lojtarët ose ekipi kombëtar, por nga njerëzit përreth tyre, për shembull gazetarët dhe komentatorët. Nuk kam lexuar shumë gazeta kohët e fundit, dua të përqendrohem te futbolli.

Biseda me Maunt? Unë i urova fat në finale, kaq. Mejzon ka treguar se është një lojtar i talentuar me shumë potencial, ai ka një të ardhme të shkëlqyer përpara veçanërisht nëse do të vazhdojë të punojë dhe të investojë në vetvete siç ka bërë deri më tani”, e mbylli fjalën e tij Modriç duke lavdëruar talentin e Anglisë.

Related posts

Suso mbetet në Milano/ Spanjolli jep përgjigjen përfundimtare për t’u transferuar te Inter

Isa.Autor

NBA/ Lajme të mira për Lakers nga infermieria, Davis dhe LeBron gati për rikthimin

Delo.autor

SHKËLQEN TEK SASSUOLO/ Talenti shqiptar dopietë në miqësore

Delo.autor

Leave a Comment