Boks Sport

Pacquiao fton Mayweather në revansh: MMA nuk është sport për ty

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, që në korrik do të rikthehet në ring pas një viti pushim, ka ftuar sërish sot në ring ish-rivalin e tij Floyd Mayweather, për të zhvilluar revanshin, pas duelit epik që zhvilluan në maj të 2015-ës (amerikani fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve të ashtuquajturin “duel i shekullit”). Pacquiao i konsideron deklaratat e Mayweather për të debutuar në sportin e arteve marciale mikse (MMA) si qesharake, si një spektakël cirku, ndaj fton amerikanin që të rikthehet në ring për një tjetër duel të madh mes tyre.

“Unë shpresoj që Mayweather të rikthehet sërish në ring dhe t’i largohet tërheqjes. Por këtë herë jo për të dueluar me McGregor apo në kafaz, por në ring me mua, për revanshin. Unë e dua këtë sfidë të dytë, e cila do të jetë po aq spektakolare sa edhe e para”, u shpreh sot për mediat boksieri filipinas, 38 vjeç. Pacquiao do të duelojë me argjentinasin Matthysse në korrik.

“Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në duelin mes McGregor dhe Mayweather. Irlandezi nuk kuptonte se çfarë po bënte në ring, se boksi është një sport tjetër”, u shpreh më tej filipinasi, që fton Mayweather të mos provojë aventurën në MMA. “Uroj që Floyd të mos bëjë gabimin e Conor dhe të duelojë në kafaz me rregullat e MMA-së, pasi do të ishte e rrezikshme për të. Nëse dëshiron të bëjë sërish parà e ftoj në revansh”, tha Pacquiao.

Related posts

GOLI I KASTRATIT NUK MJAFTON/ Lokomotiva e shqiptarëve ngec pa Uzunin dhe Çokajn (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTI I MADH I PSG/ Sulm me dy kampionët e Botës, Mbappe-Griezmann

Isa.Autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË KRIZË/ Wanda Nara bën një postim në rrjetet sociale që “turbullon ujërat”

Delo.autor

Leave a Comment