Futboll Sport

“NDIHEM SI PAS NJË VIZITE TEK DENTISTI”/ Befason De Bruyne: Nuk ndiej asgjë nga ana e majtë…

Ka shkëlyqer në ndeshjen e fundit të Belgjikës së tij kundër Danimarkës, duke dhuruar një asist dhe duke shënuar golin e fitores 2-1.

Megjithatë, siç ka pranuar vetë, Kevin de Bruyne nuk është akoma në 100% të formës pas dëmtimit të pësuar në finalen e Champions League të luajtur kundër Chelsea-t.

“Nuk ndiej akoma asgjë në anën e majtë të fytyrës”, ka thënë De Bruyne. “Le të themi se ndihem si pas një vizite te dentisti. Është dëmtuar një nerv dhe më kanë thënë se do të duhen edhe gjashtë muaj që të kthehet ndjesia”.

Belgu ka shtuar:

“Nuk është një ndjesi e bukur, por gjëja e rëndësishme është që mund të kthehem të luaj. Sinqerisht kam akoma pak frikë nga duelet me kokë, por është e kuptueshme”.

Related posts

ZYRTARE/ Humbi në shtëpi, jep dorëheqjen trajneri i klubit të Kategorisë së Parë

F.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Penalltia? I thashë Xhajës me standard Champions-i e mbajte

Delo.autor

VIDEO/ ‘Befasohet’ Roma, Benevento kalon në avantazh në ‘Olimpico’

Q.Autor

Leave a Comment