Futboll Sport

NJË BRAZILIAN NË PROVË TEK VLLAZNIA/ Futbollisti 25-vjeçar del në stërvitje me skuadrën shkodrane (VIDEO)

Bruno de Oliveira Soza, është afrimi i radhës te Vllaznisë në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencës. Mbrojtësi brazilian, është bashkuar ditën e sotme me skuadrën shkodrane, në seancën stërvitore të zhvilluar në fushën sportive të Golemit.

25-vjeçari aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtës, teksa si fillim do të jetë në provë, do të vlerësohet nga stafi teknik, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve apo jo.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se në ditët në vijim shkodranëve pritet t’iu bashkohet edhe një tjetër futbollist brazilian, emri i të cilit nuk është bërë publik për momentin. Për sa i përket Bruno De Oliveria Sozës ai në të kaluarën është aktivizuar me disa klube braziliane.

Related posts

Jamie Vardy luan me këpucët e Cristiano Ronaldos…

Sadik.Autor

E ARDHMJA E COUTINHOS NË DILEMË/ Braziliani do të largohet nga Barcelona për tek klubi…

Delo.autor

Neymar sot mbush 26 vjeç, vetëm 3 futbollistë më të mirë se ai

Q.Autor

Leave a Comment